AKTUALEOPINIONE

Avdiu: Fronti Evropian më tepër ngjanë me koalicionin e dëshpërimit, se sa shpresës!

Koalicioni I BDI-së me PDSH e Menduh Thaçit dhe Ziadin Selën është më tepër koalicion i dëshpërimit se sa një koalicion shprese, pasi që aq të acarruara kanë qenë raportet mes këtyre grupeve sa që as në varrime nuk kanë marrë pjesë tek njëri-tjetri. Rasti konkret është edhe mungesa e Ali Ahmetit në varrimin e liderit ideologjik të Partisë Demokratike Shqiptare, të ndjerit Arbër Xhaferrit.
Ky grupim më tepër duket si një bashkëpunim i më shumë partive me qëllim për të ruajt pushtetin e tyre, pasi që edhe grupi i Ziadin Selës në njëfarë mënyre po e shijon këtë pushtet.
Poashtu është paradoksale edhe vetë motoja parazgjedhore e Frontit Evropian, i cili thotë “Po Evropës, Jo Rusisë”, shtrohet pyetja se kujt i referohet ky sllogan? Nëse është qëllimi që t’i drejtohen opozitës shqiptare, të gjithë e dinë që partitë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të orientuar drejtë politikave evropiane, a nëse e keni për VMRO-në, ju jeni ata të cilët ndër vite keni bashkqeverisur me ato, përveç asaj gjatë rrugës prej Kosove për në Maqedoni, pash shumë biznese të njohura Ruse që janë aktive këtu tek ju.
Mandej sa i përket kritikave që i adreson BDI drejt përzierjes që Albin Kurtit në këto zgjedhje, po këto të njejtit ishin të heshtur kur PDK e Hashim Thaçit ndante medalje të meritave për anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe atëherë kjo nuk paraqiste kurrëfarë problemi për BDI-në.

Related posts

Menduh Thaçi lartëson Ali Ahmetin: Është si arra e fortë te shqiptarët

Gjyla Halili

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare

Gjyla Halili

Ademi nga BDI: Vuçiqi, miku i Mickoskit, në shërbim të opozitës së përbërë nga derivatet e BDI-së

Gjyla Halili