AKTUALE

Gjykata e lartë administrative aprovon shkarkimin e Qani Nesimit, fiton Shaqir Fetahu

Gjykata e Lartë administrative ka aprpvuar shkarkimin e ish myftiut të Tetovës Qani Nesimi dhe ka konfirmuar emërimin e Selver Xhemailit si U.D Myfti i myftinis së Tetovës. Këto vrndime i ka publikuar Bashkësia Fetare Islame e RMv-së në tekstin e tyre thuhet

E VËRTETA RRETH DEZINFORMATAVE TË UZURPATORIT TË PRONAVE TË MYFTINISË SË TETOVËS QANI NESIMI

Të nderuar besimtarë, me postimin në faqen e platformës sociale “Facebook” – Muftinia Tetovë të një vendimi të marrë nga gjykata e Apelit – Gostivar, potencohet se është fituar lënda dhe e njëjta është e plotfuqishme! Sqarojmë se ky vendim është marrë në bazë të masës kohore (Vremena merka) dhe nuk ka të bëjë me lëndën kryesore e cila është deponuar në Gjykatën Themelore Tetovë që Qani Nesimi – ish myftiu të largohet nga zyrat e Muftinisë së BFI – Tetovë pasi i njëjti me vendim të marrë nga Rijaseti me datë 08.11.2023 është shkarkuar nga funksioni Myfti, dmth i është marrë autorizimi (Murasale) pa të cilën nuk mund të ushtroj këtë funksion. Gjithashtu edhe në gjendjen faktike të Regjistrit Qendror si ushtrues detyre i Myftinisë të BFI në Tetovë evidentohet z. Selver Xhemaili! Shtuar më tej, paditë e deponuara nga Qani Nesimi në Gjykatën Administrative kundër vendimeve të Rijasetit dhe Reisit të BFI (kinse i është bërë padrejtësi) janë hedhur poshtë. Fatkeqësisht ish Muftiu Qani Nesimi mundohet të krijon huti te besimtarët dhe opinioni më gjerë me qëllim të prolongimit të qëndrimit të tij në mënyrë të paligjshme në zyrat e Muftinisë së BFI në Tetovë!

Gjykata e lartë administrative më 27.03.2024 hedh poshtë të gjitha ankesat e Qani Nesimit (përndryshe profesor i rregullt në fakultetin filozofik-UT) dhe vërteton vendimet e Rijasetit të marra më 08.011.2023.

Kështu që me vendimet Gjykatës së lartë administrative vërtetohet se:
1. Shkarkimi i Qani Nesimit (tërheqja e muraseles) është bërë në mënyrë legjitime.
2. Emërimi i Selver Xhemailit si UD Myfti i Myftinisë së Tetovës është në mënyrë legjitime.

Related posts

Porosia e Kullës”, Pashko Camaj publikon librin autobiografik, përballja me ndjenjën e fajit për largimin nga trojet e të parëve

Gjyla Halili

Reagon Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë: Trajtim joparimor i gazetarëve të huaj në kurriz të atyre vendas

Gjyla Halili

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Gjyla Halili