AKTUALE

Gjendja e rrugëve

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Banner

Related posts

FE & VLEN / Dy ofertat e shqiptarëve në zgjedhjet e RMV

Gjyla Halili

NËNËN STANË E VIZITOI KRYETARI I LIPJANIT IMRI AHMETI

Gjyla Halili

DAP: Nuk e kemi mbyllur diskotekën në Koçan, vetëm e kemi dënuar për parregullsi

Gjyla Halili