AKTUALE

OBSH: Virusi i hepatitit vret 3500 njerëz në ditë

Banner

Më shumë se 3500 njerëz vdesin çdo ditë nga virusi i hepatitit, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për veprime vendimtare dhe të shpejta në luftën kundër vrasësit të dytë më të madh në mesin e sëmundjeve infektive.

Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në vitin 2022, 200 mijë më shumë se tre vjet më parë, sipas një raporti të OBSH-së të publikuar së bashku me Samitin Botëror të Hepatitit këtë javë në Portugali.

Këto janë “tendenca alarmante”, tha në një konferencë shtypi, Meg Doherty, kreu i programeve globale të OBSH-së për HIV, hepatitin dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Ndër ata që vdiqën nga hepatiti, 83 për qind iu nënshtruan hepatitit B dhe 17 për qind nga hepatiti C.

Ka barna gjenerike efektive dhe të lira që mund t’i trajtojnë ato.

Megjithatë, vetëm tre përqind e atyre me hepatit kronik B morën terapi antivirale deri në fund të vitit 2022, thuhet në raport.

Vetëm 20 për qind ose 12.5 milionë njerëz u trajtuan për hepatitin C.

“Këto rezultate janë shumë larg objektivave globale të vitit 2030 për trajtimin e 80 për qind të të gjithë pacientëve që jetojnë me hepatit kronik B dhe C”, tha Doherty.

Afrika përbën 63 për qind të infeksioneve të reja të hepatitit B, megjithatë më pak se 20 për qind e foshnjave të porsalindura vaksinohen atje, thotë raporti.

OBSH gjithashtu thekson se vendet e prekura nuk kanë qasje të mjaftueshme në barna gjenerike për trajtim dhe shpesh paguajnë për to më shumë sesa duhet.

Sipas raportit, dy të tretat e të gjitha rasteve të hepatitit janë regjistruar në Bangladesh, Kinë, Etiopi, Indi, Indonezi, Nigeri, Pakistan, Filipine, Rusi dhe Vietnam.

Hepatiti viral është vrasësi i dytë më i madh në mesin e sëmundjeve infektive, afër tuberkulozit.

Banner

Related posts

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratës së Mickoskit

Gjyla Halili

Grubi priti në takim përfaqësuesit special slloven dhe norvegjez për Ballkanin Perendimor, Frangež dhe Bjørnstad

admin

Ndryshimet në Kodin Penal, për sulmuesit e gazetarëve do të pasojë dënim me burg

admin