AKTUALE

Osmani zbulon çka i tha Kurtit në takimin e parë: “Nga sot, Kosova ka një ministër të dytë të Jashtëm”



Kryediplomati Bujar Osmani ka hedhur poshtë tendencat për ta zbehur diplomacinë e tij në favor të Republikës së Kosovës. Ai mbrëmë në debat me panelistë, në këtë drejtim tha:

“Më kujtohet,… mund ta pyetni z.Kurti. Në takimin që e kam pasur me të në Prishtinë, i kam thënë, prej sot ti e ke edhe një Ministër të Jashtëm, një zë shtesë në qendrat e vendimmarrjes. Dhe kështu ka qenë perspektiva ime. Nuk e kam bërë vetëm si shqiptarë, por si Ministër i Maqedonisë së Veriut, i cili mbështet rrumbullakimin e shtetformimit të Kosovës. Se ne jemi të interesuar më së tepërmi stabiliteti, njohja e ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kosovës në NATO e stabilizon Maqedoninë e Veriut, dhe kjo është pak edhe interes i jonë kombëtarë shtetëror”.

Kryediplomati Osmani është kandidat i Frontit Europian për president të vendit.

Related posts

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj nga Hamburgu: O sa mirë me qenë shqiptar

Gjyla Halili

Kurti mbledh ministrat, diskutojnë për programin qeverisës

admin

Në bastoret dhe kazinotë e Maqedonisë vitin e kaluar qytetarët kanë lënë 800 milionë euro

Gjyla Halili