AKTUALE

Mexhiti pas takimit me të dërguarin e posaçshëm të Sllovenisë për Ballkanin Perendimor Anxhej Frangezh: Pas 8 Majit ndryshimet kushtetuese prioritet i VLEN-it



Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka pasqyruar vizitën e funksionarëve sllovenë, të cilët i ka pritur në Selinë e partisë së tij, me ç’rast ka cekur rëndësinë e këtij takimi.


Në këtë takim biseduam për zhvillimet politike në vend dhe në rajon, duke e falënderuar për rolin jetik të Sllovenisë në avancimin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ruajtjen e sigurisë dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, ka theksuar Mexhiti në postimin e tij.


Postimi i plotë i z. Mexhiti:


Në selinë e Lëvizjes Demokratike, sot realizuam takim me z. Anzhej Frangesh, i Dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor i përgjithshëm për çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë.
Në takim poashtu ishin prezent bashkëpunëtorja e z. Frangesh, znj. Maja Novak Drnovshçek si dhe Ambasadori slloven në Shkup, z. Gregor Presker.
Në këtë takim biseduam për zhvillimet politike në vend dhe në rajon, duke e falënderuar për rolin jetik të Sllovenisë në avancimin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ruajtjen e sigurisë dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.
E siguruam z. Frangesh, se koalicioni VLEN, si fitues i zgjedhjeve parlamentare të 8 Majit dhe si qeverisje e ardhshme, do të dedikojë tërë kapitalin e saj politik në realizimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, përmbyllejn e sukseshme të negociatave për anëtarësim në BE, dhe rritjen e kohezionet me vendet evropiane në sektorë kyç siç janë shteti i së drejtës, infrastruktura dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm shoqëror.

Related posts

FJALIMI HISTORIK I RAMIZ CERNICËS NË KUVENDIN E KOSOVËS NË PRIZREN

admin

Bekteshi: Besoj se vitin do ta përfundojmë me inflacion prej 7.1%

admin

Një lajm tjetër i madh për qytetarët e Komunës së Plavës, Gjeloshaj siguron 27 milion euro buxhet për vitin 2025

Gjyla Halili