AKTUALE

Takim i presidentit Pendarovski me delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA, i cili është për vizitë në vendin tonë, kumtoi Kabineti i presidentit.

Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë më i madh strategjik në NATO, presidenti Pendarovski theksoi se mbështetja e mëtejshme amerikane është edhe më tej e rëndësishme për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Në takim bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në në kontekst të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit të sektorit joqeveritar. Ndërkohë, u bë fjalë edhe për zhvillimet gjeopolitike, si dhe për situatën në rajonin më të gjerë”, thuhet në kumtesë.

Përfaqësuesit e organizatës e njoftuan presidentin Pendarovski me rrjedhën e aktiviteteve të tyre, të cilat janë në drejtim të angazhimit, dialogut dhe bashkëpunimit global.

Banner

Related posts

Abdulselam Selami:”Plisi i bardhë simbol i burërisë,dhe amanet i të parëve tanë”

admin

Zgjedhjet lokale, deputetët do të pauzojnë nga seancat plenare – njoftoi Gashi

Gjyla Halili

Mickoski: Ka filluar rikonstruksioni i sheshit pas QT “Kapitoll” në Komunën e Aerodromit, me vlerë prej 45 milionë denarë

Gjyla Halili