AKTUALE

ITSHKSH: Vdekja e Lindita Ahmetit, humbje e madhe për shkencën dhe letërsinë

Mbrëmë ndërroi jetë punëtorja shkencore e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, studiuesja dhe poetja e përmasave mbarëkombëtare, Mr. Lindita
Ahmeti.

Është kjo një humbje shumë e madhe jo vetëm se për familjen, por edhe për Institutin tonë dhe gjithë komunitetit artistik dhe shkencor shqiptar.

Lindita do të kujtohet si një kolege dhe punëtore e zellshme, si një nga studiueset më të dalluara në sferën e studimeve klasike, një poete me stil të veçantë në krijimin e narracionit artistik dhe si një përkthyese
e shkëlqyer nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas.

Ishte autore e dhjetëra përmbledhjeve poetike, përkthimeve dhe punimeve shkencore. Kreu Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Cirili e Metodi” në Shkup, Katedra e Filologjisë Antike, magjistroi në Institutin
për Filologji Klasike me temë “Erosi e Amori si paradigma në lirikën antike”, ndërsa ishte duke kryer studimet e doktoratës poashtu në Universitetin “Kirili e Metodi” në Shkup.

Ishte fituese e disa çmimeve të rëndësishme në letërsi, ndërsa vitin e kaluar u nderua me çmimin e madh shtetëror për vepër jetësore “11 Tetori”.

Drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, në emër të të gjithë punëtorëve të Institutit i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Ahmeti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Banner

Related posts

Takim me studentët tonë në Stamboll

Gjyla Halili

Kryeministri Edi Rama të shtunën në takim me komunitetin shqiptarë në New York

Gjyla Halili

REISUL ULEMA SHTROI IFTAR PËR STUDENTËT/ET E UNIVERSITETEVE NË TETOVË

Gjyla Halili