AKTUALE

Pendarovski: Më 24 prill do të vendosen themelet dhe vijat e rezultatit të 8 majit

Stevo Pendarvoski nga Ohri kërkoi mbështetjen e qytetarëve që më 24 prill të vendosen themelet për vazhdimin e politikave pro Evropiane.

Kandidati për president i mbështetur edhe nga LSDM-ja tha nuk duhet besuar në deklarata të pa baza se kush është patriot e kush tradhtar, por duhet parë gjërat nga prizmi i interesit strategjik. Pendarovski tha se rezultatet e para të 8 majit dihen më 24 prill.

“Nga ju kërkoj, ju lutem, ju bëj apel në rrethin e parë do të jetë shumë e rëndësishme të mobilizohemi masovikisht për këtë opsion politik pro Evropian. Më 24 prill do të vendosen themelet dhe vijat e rezultatit të 8 majit. Kështu që t’i tregojmë në kohë këtyre që nuk ia duan të mirën shtetit dhe kërkojnë modalitetet jo të duhura”, tha Stevo Pendaroski.

Banner

Related posts

Begaj vizitë në Kosovë! Kreu i shtetit takim ‘kokë më kokë’ me Vjosa Osmanin, zbardhet agjenda

Gjyla Halili

Ash krahu i Selës: Mjaft me paaftësi dhe papërgjegjësi-dorëheqje tani!

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve

Gjyla Halili