AKTUALE

Faton Ahmeti me dr. Bujar Osmanin vizitojnë Spitalin e Tetovës: Investimet në Spital do të vazhdojnë


Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherësh kryetar i kësaj partie në Tetovë, sot ka vizituar Spitalin e Tetovës, bashkë me kandidatin shqiptar për president, Dr. Bujar Osmanin dhe drejtues të lartë të BDI-së.

Z. Ahmeti ka shkruar se “Investimet në Spitalin e Tetovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që të kemi kushte moderne dhe bashkëkohore për qytetarët tanë”.

Postimi i plotë:


Bashkë me kandidatin për President të shtetit, Bujar Osmani, ministrin e shëndetësisë, Ilir Demiri, Drejtorin e Fondit shëndetësor, Asaf Abdurrahmani, ishim për vizitë në Spitalin Klinik të Tetovës ku u mirëpritëm nga dy drejtorët, Shpresim Ferati dhe Blerim Osmani, si dhe stafi i klinikës.

Në kuadër të kësaj vizite u bë inspektimi i punimeve që po realizohen në hapësirat e spitalit, ku tashmë është bërë zgjidhje për çështjen e parkingut.

Investimet në Spitalin e Tetovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që të kemi kushte moderne dhe bashkëkohore për qytetarët tanë.

Falënderoj të gjithë që janë angazhuar dhe ju garantojmë që do të jemi gjithmonë në përkrahje të menaxhmentit të Spitalit për të bërë punë të tilla.

#bashkë #JoRusisëPoEuropës #PresidentEuropian

Related posts

Ish Drejtori FATON AMETI -shpresa e shqiptarëve të Tetovës dhe Maqedonisë

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia: 9 të plagosur, shoferi i autobusit nuk rezulton nën efektin e alkoolit

admin