AKTUALE

Mexhiti dënon ashpër arestimin e gazetarit Furkan Saliu: Gjithçka mund të ndalni, por ama fjalën e lirë kurrë

Pas arrestimit të gazetarit Furkan Sali, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti. Ai shkruan se liria e shprehjes është e pakontestueshme dhe se asnjë gazetarë nuk duhet të pengohet në punën dhe misionin e tij.
“Liria e shprehjes është e drejtë e pakontestueshme dhe asnjë gazetar nuk duhet të pengohet në punën dhe misionin e tij profesional për të njohur publikun me të vërtetën.
Kërkojmë urgjentisht lirimin e gazetarit Furkan Saliu, ndërsa arrestimin e tij e konsiderojmë si sulm brutal ndaj fjalës së lirë dhe pengim i gazetarisë hulumtuese.
Gjithçka mund të ndalni, po ama fjalën e lirë kurrë”, ka shkruar Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Banner

Related posts

Këshilltare nga rradhët e LSDM, kalon te LD e Izet Mexhitit!

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Nuk ka Front Europian, BDI e izoluar dhe partner i padëshiruar nga të gjithë

Gjyla Halili

Kisha Ortodokse e Maqedonisë dhe Bashkësia Fetare Islame sërish pa llogari vjetore

Gjyla Halili