AKTUALE

Ash: Policia e VMRO-LEN arrestoi gazetarin, partnerët derdhin lotë krokodili


Koalicioni VMRO-LEN po tregon dhëmbët edhe pse vetëm disa javë kanë pushtet mbi policinë. Suksesi më i madh i tyre është arrestimi i gazetarit, Furkan Saliu, në një kohë kur Ministri i Punëve të Brendshme është nga radhët e VMRO-së dhe zëvendësdrejtori i policisë, kuadër i Arben Taravarit. Ky i fundit në vend që të distancohet dhe kërkojë llogari nga kuadrot dhe partnerët e tij, zgjodhi të derdh lotë krokodili dhe të manipulojë me opinionin duke tentuar t’ua hedh fajin të tjerëve.
Ju bëjmë me dije se koha kur arrestoheshin gazetarët ka kaluar me rënien e VMRO-së dhe ajo më nuk do të kthehet asnjëherë. Është e dhimbshme vetëm tentativa e disa shqiptarëve për të amnistuar dhe për të ringjallur atë regjim duke i bërë avokatin me statuse tragji-komike.

Banner

Related posts

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 12 gradë

Gjyla Halili

BDI: Kryeministri edhe një herë ka zgjedhur të ironizojë me shqetësimet legjitime të shqiptarëve

Gjyla Halili

Jozyrtare Klan Macedonia mëson Kasami në Tetovë, Sejdiu në Zhelinë dhe Memishi në Tearcë janë kandidat të VLEN për Zgjedhjet Lokale

Gjyla Halili