AKTUALE

Agim Nuhiu: Bujar Osmani shkëmb i madh që bën pik e pesë çdo valë që përplaset me të

Karvani i Kandidatit për president nga Fronti Europian Bujar Osmani sot ka zbarkuar në Tearcë.

Në Tearcë përpos nga një numër i madh i qytetarëve,ai është pritur  nga shefi i shtabit të Bdi-së në Tearcë, Shaban Mehmeti, dhe Zv.Ministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu.

“Të dashur miq, shumë studijues do të pajtohen se gjeopolitika ruse dhe strategjia e saj synon që të mbajë dhe të forcojë pozitën e Rusisë si fuqi detare, sepse vetëm ashtu ajo do të mund të luajë rolin e saj global në të gjitha aspektet. Pse? Sepse këtë gjë e ka imponuar vetë pozicioni i saj gjeografik dhe se vetëm kështu  Rusia mund të mbetet një aktor i rëndësishëm në shkallë globale”- ka theksuar Nuhiu.

Ja postimi plotë:

PresidentiEuropian në Tearcë!

Të dashur miq, shumë studijues do të pajtohen se gjeopolitika ruse dhe strategjia e saj synon që të mbajë dhe të forcojë pozitën e Rusisë si fuqi detare, sepse vetëm ashtu ajo do të mund të luajë rolin e saj global në të gjitha aspektet. Pse? Sepse këtë gjë e ka imponuar vetë pozicioni i saj gjeografik dhe se vetëm kështu  Rusia mund të mbetet një aktor i rëndësishëm në shkallë globale! 

Ajo ka disa  prioritete në Strategjinë e saj:

– Rritjen e agresivitetit mbi Evropën Lindore, 
– Shkeljen e Traktatit të Ndalimit të Përhapjes së Armëve Bërthamore, 
–  Agresionin ushtarak në Ukrainë si dhe aneksimin e Krimesë dhe
– Ruajtjen dhe shtimin e ndikimit në Evropën Juglindore!

Me Presidentin Europian këtyrë valë të detrave të trazuar ua kemi nxjerrë përpara z. Osmani – shkëmbin e madh që po i bënë pik e pesë secilën valë që përplaset me të!

#BujarOsmani
#4

Related posts

Zbulohen emrat e pretendentëve kryesorë për punën e trajnerit te Chelsea

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Kush është biznesmenia në Maqedoni që për një ditë fitoi 9.2 milionë euro?!

Gjyla Halili