AKTUALE

Pendarovski: Rruga jonë është vetëm ajo euroatlantike

Në tubimin e mbrëmshëm qendror në Kërçovë, kandidati për presidentit të shtetit Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja theksoi rëndësinë e bashkëjetesës.

Ai tha se i ka përmbushur pritshmëritë në pesë vitet e fundit, sepse nuk i ka ndarë njerëzit, ka trajtuar çdo njeri në mënyrë të barabartë, duke respektuar potencialin e secilit që është i dobishëm për mirëqenien e vendit.

“Vetëm kështu mund të quhesh president i të gjithë qytetarëve. Roli i presidentit është të bashkojë. Ndarjet janë kërcënimi më i madh”, tha Pendarovski.Për mandatin e kaluar tha se ishte një periudhë e vështirë, me pandeminë e koronavirusit, por megjithatë kanë ndodhur gjëra të mira për vendin, mbi të gjitha anëtarësimi në NATO falë strukturës politike të cilës i takon edhe ai, e cila “më në fund arriti ta zgjidhë këtë“, siç tha edhe me çmimin e humbjes së rejtingut të popullaritetit, por për jetë më të mirë për brezat e ardhshëm. Maqedonia sot është anëtare e barabartë e NATO-s, tha midis tjerash Pendarovski.

“Rruga jonë mund të jetë vetëm ajo euroatlantike, Amerika dhe Evropa Perëndimore. Këto janë modelet që duhet t’i ndjekim dhe t’i shikojmë. Gjithçka tjetër është mashtrim dhe çdo gjë tjetër është kthim prapa në një të ardhme krejtësisht të pasigurt që na e ofrojnë disa, fatkeqësisht edhe këto ditë në kuadër të kësaj fushate”, theksoi Pendarovski.

Partia kryesore opozitare, tha ai, është kundër Marrëveshjes kornizë dhe Marrëveshjes së Prespës dhe “nëse do të mundnin do ta ndryshonin edhe sot ose anulonin Marrëveshjen kornizë dhe Marrëveshjen e Prespës”. Bëri thirrje që t’u thuhet masivisht “jo” përpjekjeve dhe opsioneve të tilla.

“Sepse ato na çojnë në pasiguri të madhe dhe ndoshta në konflikte të reja. Kjo është rruga në të cilën duhet të vazhdojmë së bashku nëse duam për një të ardhme më të mirë dhe më të lumtur për të gjithë ne”, tha Pendarovski.

Para tubimit qendror në Kërçovë, Pendarovski realizoi takime edhe me qytetarët e Makedonski Brodit.

Related posts

Parashikimi i motit për sot në Maqedoni

admin

Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë, këtë e bënte Millosheviqi

Gjyla Halili

VLEN deri te BDI: Zgjidhni noterin dhe le të nënshkruajmë deklarata – humbësi të tërhiqet nga politika

Gjyla Halili