AKTUALE

Prof. Dr. Bashkim Ziberi emërohet këshilltar i Bilall Kasamit për arsim dhe shkencë

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sot ka njoftuar se ish kandidati për rektor të UT-së, shkencëtari i diplomuar në Universitetin e Lejpcigut Prof. Dr. Bashkim Ziberi do të jetë këshilltar i tij për arsim dhe shkencë.

“Një bashkëbisedim i këndshëm me profesorin dhe shkencëtarin me renome ndërkombëtare, i doktoruar në Universitetin e Lajpcigut, Fullbrajt Alumni i Universitetit të Harvardit dhe njohës i mirë i politikave arsimore dhe shkencore, Prof. Dr. Bashkim Ziberi.

Biseduam për problemet në sferën e arsimit dhe shkencës, sfidat kryesore, si dhe qasjen që duhet të kemi në të ardhmen për t’i adresuar të njejtat. Në fund u dakorduam që profesori të angazhohet si këshilltar dhe ekspert për arsim, shkencë dhe inovacion, për të ndihmuar në ndërtimin e platformës dhe strategjive për zhvillimin e këtyre fushave që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e shoqërisë sonë.” – ka njoftuar kryetari Kasami.

Banner

Related posts

Vranësira dhe rrebeshe shiu/ Parashikimi in motit për sot, 3 janar 2025

Gjyla Halili

Azir Aliu do të marrë karrigen e Taravarit në kujdesin shëndetësor

Gjyla Halili

Skandal ose jo? Drejtoresha Pranvera Izairi do t’i përgjojë pacientët pa i informuar? Kërcënon me demante, por s’mohon që në tender kërkohen kamera me mikrofon

Gjyla Halili