AKTUALE

Pse Ziadin Sela turpërohet nga Musa Xhaferi dhe Bujar Osmani?

Banner

Koalicioni mes dy kundërshtarëve të mëdhenje, Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti në këto zgjedhje, sa i panatyrshëm, po nxjerr në pah edhe defektet e funksionimit të tij.

Përderisa të gjithë funksionarët e Selës shpërndanë në rrjetet sociale fotografinë zyrtare të kandidatit për president, Bujar Osmani, këtë nuk e bëri Ziadin Sela. Të gjithë bënë thirrje që të votohet Osmani, por jo edhe Ziadin Sela. As në profilin e tij e as në faqen zyrtare të tij ku ka mjaft ndjekës, Sela nuk ka shpërndarë asnjë thirrje e asnjë fotografi të kandidatit, Bujar Osmani.

Përveç kësaj, ditën e kaluar si asnjëherë më parë, Ziadin Sela ka bërë fushatë krah për krahu me Musa Xhaferin në Ohër e Dibër. Por asnjë fotografi nga këto aktivitete nuk është shpërndarë nga Ziadin Sela.

A ka probleme funksionimi i këtij koalicioni në zonën 5, apo Ziadin Sela turpërohet nga Musa Xhaferi dhe Bujar Osmani?!

Banner

Related posts

Shoqata “Malësia e Madhe” uron drejtuesit e rinj të Shoqatës “Kosova”

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Mund të hani fruta edhe nëse keni nivel të lartë sheqeri: Një gjë është e rëndësishme për të ruajtur shëndetin

admin