Drejt Presidencës!
Medai Shaholli
(Qyfyre bulevardi)
Dy kandidatët shqiptarë, zotrinjtë Osmani dhe Taravari, që thoni ju more shokë janë nisur rrugës drejt Presidencës mbi gomar për të mbërritur atje më 15 maj!
Mirëpo, kandidati fitues kish mɓërritur atje me “limuzinë” që më 9 maj në Presidencë, ku kishte marrë mandatin e presidentit ndërsa dy kandidatët shqiptarë ishin lodhur kot dhe me vonesë mbërritën në destinacion.
Meqë dy kandidatët shqiptarë arritën në Presidencë si mysafirë, i zoti i shtëpisë i priti dhe i gostiti me një drekë solmne për hir të mysafirëve specialë që ishin sfilitur në garën e vështirë, ku ata e bënë këtë garë sa për sy e faqe para militantëve shqiptarë, edhe pse e dinin që në start se nuk do fitojnë.
Dy kandidatët shqiptarë Osmani dhe Taravari hynë në garë jo se do të fitonin postin e presidentit të “drzhavës” por për ta mbajtur lart moralin e militantëve të tyre duke i përdorur ata për zgjedhjet parlamentare si turma të shastisura që besojnë në premtimet dhe zotimet e tyre për të ardhmen.
Kështu, turmat e tyre besojnë akoma se radhën tjetër do ta fitojmë postin e presidentit pasi këtë radhë na tradhtoi kandidati tjetër shqiptar dhe për pasojë nuk morëm numrin e nevojshëm të votave.
Kështu do të vazhdojë loja me presidentin shqiptar derisa turmat e shastisura ta kuptojnë se duhen 51% e votuesve në mbarë vendin të votojnë për kandidatin shqiptar që ai të zgjidhet president.
Dhe problemi qëndron te mosgatishmëria dhe refuzimi i zgjedhësve sllavo-maqedon që nuk votojnë një kandidat shqiptar, pasi kanë mentalitet shoven dhe antishqiptar.
Kampi sllavo-maqedon që thoni ju more shokë, nuk voton për kandidat shqiptar, qoftë ky dhe servil i tyre vetëm nga frika e humbjes së supremacisë së shtetit dhe të pushtetit.
Një ditë të mbarë!