AKTUALE

Karvani i Bujar Osmanit zbarkon në Studeniçan: Të planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim!

Banner

Karvani i Frontit Europian i prirë nga kandidati për President të shtetit, Bujar Osmani, ka zbarkuar sot në Komunën e Studeniçanit. Në Batincë, Moranë, Koliçan i Poshtëm. Kandidati për President ka takuar qytetarët e kësaj ane dhe prej afër është njoftuar me shqetësimet dhe problemet që kanë.

Më vjen mirë që jemi bërë bashkë të gjitha komunitetet. Krenar që gjenerata ime po e pret këtë Front të madh të të gjitha komuniteteve. Çështja tjetër, ndoshta ju duket larg, por besoni se nuk ka mënyrë tjetër për standard më të mirë, përvec se të anëtarësohemi në BE”, deklaroi Osmani.

Para banorëve të Komunës së Studeniçanit Osmani kërkoi mbështetjen e tyre për të vazhduar misionin për anëtarësimin e vendit në BE.

“Me përulësinë më të madhe, si njeri i juaji, si njeri që i ka kaluar këto rrugë, ju kërkoj mbështetjen tuaj që, në rolin e Presidentit, të vazhdoj atë që e kam nisur si Ministër i Jashtëm, si Zëvendëskryeministër, që deri në 2030-tën secili nga ju të ketë pasaportën europiane, të ketë jetë europiane dhe fëmijët tuaj ta planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim”, përfundoi Osmani.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Çdo ditë, në çdo komunë, shqiptarët po na bashkohen në këtë mision të shenjtë: mbrojtjen e dinjitetit dhe krenarisë shqiptare

Gjyla Halili

Sasia e ujit që duhet të pini në ditë

admin

Kurti: Nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri

admin