AKTUALE

Kurti për krimet e luftës: Duhet të regjistrohen edhe zhdukjet e gjurmëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se te regjistrimet e krimeve të luftës në Kosovë, duhet të regjistrohen edhe zhdukjet e gjurmëve.

“Ne nuk dëshirojmë ta mohojmë punën e askujt që është bërë deri më tani. Përkundrazi jemi të interesuar që të përfshijmë të gjitha dokumentimet e deritanishme për krimet e kryera gjatë luftës, që janë vrasje, zhdukje kufomash, tortura, burgosje, përdhunime”, u shpreh ai.“Besoj që do të duhej të regjistrohen edhe zhdukjet e gjurmëve, pra ne e kemi për obligim si Institucione dhe si brez që të lëmë gjurmë për zhdukjen e gjurmëve”, tha tutje kryeministri.

Kurti në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave, theksoi gjithashtu se krimet e luftës nuk vjetrohen asnjëherë, raporton Klankosova.tv.

Gjatë këtij takimi më herët, drejtori në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, kërkoi nga komunat që të sigurojnë nga një kopje të arkivave për krimet e kryera gjatë luftës.

Ai tha se arkiva kanë ruajtur në Arkivin Qendror në Prishtinë, dhe në secilën Komunë të Kosovës.

Banner

Related posts

Osmani në takimin Brdo-Brijuni: Interes strategjik që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat nga BE

admin

Ziberi: Gabim katastrofal nëse shfuqizohet balanseri i punësimeve

Gjyla Halili

Turizmi dhe eksportet rritën çmimet/ Më të prekurit, të moshuarit: Duhet të rriten pensionet

admin