AKTUALE

BDI: Opozita shqiptare nuk braktis agjendën pro-ruse, kazinotë i mban gjallë Mexhiti që nuk e votoi Ligjin


Përkundër thirrjeve për fushatë të qetë, demokratike dhe larg shpifjeve, opozita shqiptare vazhdon t’i shërbejë agjendave pro-ruse duke përdorë fjalor të pistë që nxit gjuhën e urrejtjes dhe dezinformon opinionin me shpifje të rënda.

Konkretisht, përfaqësues të Lëvizjes Demokratike sot i përsëritën shpifjet e demaskuara tashmë, duke akuzuar Presidentin në ardhje dhe strukturat tjera të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Shpifjet e përsëritura tregojnë se opozita e ndjen dhe është e sigurt në humbjen e thellë nga kandidati për president, dr. Bujar Osmani dhe Fronti Europian.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë tashmë se ishte pikërisht opozita ajo që nuk e mbështeti propozim-ligjin për mbylljen e lojërave të fatit nëpërmjet dislokimit të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet publike, ose thënë shkurt – mbylljen e lojërave të fatit në vendbanimet e qyteteve të vendit.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë i apelon opozitës dhe partive politike të zhvillojnë fushatë demokratike dhe evropiane, ndërsa shembull më të mirë e kanë presidentin në ardhje, dr. Bujar Osmani dhe Frontin Evropian.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe luftës hibride që po zhvillon Kremlini, ndërsa goditja më e mirë për Moskën dhe derivatet e saj, është mbështetja masovike më 24 prill dhe më 8 maj për Presidentin dr. Bujar Osmani dhe Frontin Europian.

Related posts

SHUKRI BEQIRI, VEPRIMTARI NGA KUMANOVA NË PËRKRAHJE TË FUQISHME NISMËS SË RE POLITIKE TË IZET MEXHITIT

admin

Ministri Osmani, iftarin e parë me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi

Gjyla Halili

“Gasterbajterit” nga Maqedonia i është mërzitur Gjermania, s’po mundem asgjë me kursy, vështirë me ja dal

Gjyla Halili