AKTUALE

“Maqedonia në BE deri në vitin 2030”, Bujar Osmani propozon marrëveshje pozitë-opozitë sipas modelit kroat

Kandidati i Frontit Europian për president, Bujar Osmani sot në debatin e hapur në Bibliotekën Nacionale dhe Universitare “Shën. Klimenti i Ohrit” – Shkup tha se propozon që pushteti dhe opozita në Maqedoninë e Veriut të ndjekin modelin e Kroacisë në rrugëtimin drejt BE-së, përcjell TV21. Osmani tha se me një marrëveshje të këtillë, ku bashkërisht do të veprohej në procesin e përfundimit të kapitujve, vendi shumë më lehtë do të bëhej anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

“Llogaris që deri më 2030 ne të jemi anëtare në BE. Këtë do e arrijmë vetëm nëse bëjmë konsensus shtetëror për këtë çështje. Unë edhe si ministër i Jashtëm kam kërkuar që të ndjekim modelin e Kroacisë. Kroacia çfarë bën, merren vesh, aso kohe më duket ka qenë Sanader dhe…tash nuk më kujtohet lideri i opozitës, ata merren vesh pozita-opozita dhe thonë kështu, do të garojmë për secilën temë tjetër, do të garojmë, shëndetësinë ju do e bëni kështu, ne do bëjmë kështu, por jo për BE-në. Edhe ata thonë do të garojmë ndërmejt vete për të gjitha temat, por jo temat që dalin prej direktivave dhe rregullativave. Ia japin dorën njëri-tjetrit, asnjë debat në Parlamentin kroat nuk ka pasur ndërmjet pozitës dhe opozitës, asnjë pëplasjes politike nuk ka pasur ndërmjet pozitës dhe opozitës”

Related posts

Kryeministri Mickoski do të mbajë fjalim në Odën ekonomike gjermane

Gjyla Halili

ZNAM: Nuk do të shkëmbejmë resorë me VMRO-DPMNE-në, do të kemi kandidatin tonë në Kumanovë

Gjyla Halili

Komuna e Sarajit pastron oboret e xhamive në prag të festës së Bajramit

Gjyla Halili