AKTUALE

VLEN: Derisa Bujar Osmani flet për vlera europiane, Artan Grubi kurdis tendere me nëntokën serbo-ruse

Tash kur veçmë i jemi afruar zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, e fushata ka filluar, duam që ta informojmë opinionin e gjërë se skandalet korruptive të BDI-së përmes Llotarisë në kurriz të qytetarëve, nuk kanë të ndalur.

Derisa Bujar Osmani merr guximin dhe flet për migrimin e të rinjve, Artan Grubi përmes Përparim Bajramit dhe Llotarisë së Maqedonisë së Veriut ka hapur tender për 2000 aparate të reja të kazinove dhe 2000 karrige për aparate të kazinove, ku sipas çmimeve të furnizimeve të mëhershme kjo shumë do të arrijë vlerën prej 20 milion euro para te qytetareve!

Derisa Bujar Osmani flet për verifikim të bartësve të funksioneve, kinse për të kontrolluar pastërtinë e funksionarëve, Artan Grubi përmes Llotarisë dhe Përparim Bajramit hap edhe 6 tenderë tjerë në vlerë prej 2 milion euro para të qytetarëve, për reklamim dhe marketing të lojërave të fatit dhe kazinove, që reklamat e tyre një i ri ti sheh në billbordet e qytetit, në television, në radio, në facebook etj.

Derisa Bujar Osmani elaboron për rrezikun nga Rusia, Artani përgatit teren që njejtë si të gjitha tenderat tjerë në Llotari, edhe këto ti fitojnë nëntoka nga Serbia!

Të nderuar qytetarë, sot publikisht pyesim, a është e vërtetë që paratë e dedikuara për ndërtimin e çerdheve, në mbledhje të Qeverisë hartohen plane si këto mjete të ridestinohen për nevojat e Llotarisë së Maqedonisë së Veriut, e me të njejtat të bleni edhe më shumë aparate kazinosh, e të hapni edhe më shumë kazino? DMTH të shkurtoni mjete nga çerdhet, e ti shtoni te biznesi ku ju jeni ortak, biznesi i kumarit. Deri ku shkon lakmia e juaj për para?

A e dini sa shkolla, sa çerdhe, sa ambulanca, sa start up biznese, sa investime kapitale mund të realizohen me këto para?

A e dini sa shkolla, sa çerdhe, sa ambulanca, sa start up biznese, sa investime kapitale mund të realizohen me këto para?

76 milionë euro të plota vetëm për një mandat, për 4 vite, harxhoi Artan Grubi përmes Llotarisë së tij për biznesin e kazinove!

Si u bë që BDI që dikur përfaqësonte shqiptarët dhe luftën, sot të njihet më shumë për skandalet Llotaria, Soravia, Eurovia?

Të nderuar qytetarë, tanimë zgjedhjet po afrohen, dhe më qartë se asnjëherë më pare shihet e bardha dhe e zeza. Është në dorën tuaj ta dënoni këtë politikë të mbrapshtë e ti jepni mundësi NDRYSHIMIT, me kuadro të reja, të pastra që duan të kontribojnë për popullin dhe vendin.

Me një vote në ditën e votimit mund ta bëni këtë, duke e përkrahur fillimisht kandidatin e kolaicionit VLEN për president z. Arben Taravari me 24 prill, dhe pastaj listën tone për deputetë me 8 Maj, sepse IA VLEN.

NDRYSHIMI VLEN!

Related posts

Mexhiti nga Berlini: Investimet e hujaja mundësi e artë për ritjen e standartit jetësorë

Gjyla Halili

Ibrahimi: Po jua hedhi peshqirin! Urdhëroni matuni!

Gjyla Halili

VMRO: Kovaçevski, vegël e BDI-së

admin