AKTUALE

Debati i parë presidencial: Taravari “Shah-Mat” Osmanit

Në TV21 Maqedoni mbrëmë është mbajtur debati parë presidencial mes dy kandidatëve shqiptarë, Bujar Osmani nga BDI dhe Arben Taravari nga opozita shqiptare VLEN.

Që në fillim Taravari bëri në lëvizje, duke e pyetur për listat e zeza dhe personat e korruptuar të cilët janë aktiv akoma brenda BDI-së.
Osmani nuk kishte një përgjigje konkrete, por vetëm një vizion se si kjo mund të zgjidhet në të ardhmen, duke i përdorur standardet e BE-së dhe NATO-s. Ai gjithashtu tha se Ministria e Jashtme ka propozuar një ligj, i cili u ndalon personave dhe politikanëve që janë në listat e zeza funksionet publike. Por, puna është se ligji në fjalë nuk është miratuar.

Më pastaj kandidatët prezantuan biografitë e tyre dhe në këtë drejtim Osmani numëroi postet e shumta në egzekutiv, duke filluar nga ministria e integrimeve, ministria e jashtme, OSBE dhe negociator në kontestet me bullgarët dhe grekët.

Osmani numëroi postet e rëndësishme në egzekutiv, por harroi ngecjet në këto procese. Maqedonia e Veriut në vitit 2001 e ka firmosur MSA-në, pastaj në vitin 2005 ka marrë statusin kandidatë dhe kanë kaluar më shumë 20 vite nuk ka arritur të filloj negociatat.

Ky process është votuar nga kontestet me fqinjët, por nuk mund të përtjashtohet edhe dështimi i politikës dhe qeverive të cilat kanë udhëhequr shtetin gjithë këto. Procesi është dëmtuar nga korrupsioni masiv, gjyqëia e varur komplet nga politika, administrata e politizuar dhe jo profesionale dhe shumë kritere tjera, të cilat janë të numëruara cdo vit në raportet e Progresit të Komisionit Evropian.

Në anën tjetër, Taravari gjatë prezantimit të biografisë ishte modest dhe dëshmoi se me fakte se për 100 ditë si ministër i shëndetësisë kishte arritur ta kthej besimin në shëndetësi më shumë se kryeministri Zaev, kur ishte në kulmin e karrierës së tij. Ai gjithashtu dëshmoi se si kryetar komune ka qeverisur me transparencë dhe përgjegjësi, pa asnjë skandal apo keqqeverisje.

Sa i përket politikës së jashtme dhe ndikimit rus, Taravari bëri lëvizjen e radhës, duke i dëshmuar se ndikimi rus është Maqedoni është përhapur përmes Serbisë dhe projekti Ballkani i Hapur, i cili synon krijimin e botës serbe. Kujtojmë se Ballkani i Hapur është mbështetur se akoma gëzon përkrahjen nga qeveria LDSM-BDI. Osmani tha se duhet preventivë për ta nda larguar ndikimin rus, ndërsa Taravari theksoi se nuk është dashur të lejohet. (INA)

Related posts

LSDM: OBRM-PDUKM me Siljanovskën ofrojnë kthim në izolim, larg BE-së

Gjyla Halili

KONGRESISTI REPUBLIKAN KEITH SELF VIZITOI VATRËN

Gjyla Halili

Korridori 8/ Ahmeti: U nënshkrua marrëveshja historike, faleminderit për përkrahje dhe uroj punë të mbarë

admin