AKTUALE

Përmbaruesit gjatë 2023 kanë “zhvatur” afër 160 milionë euro


Mbi 93 përmbarues të regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar kanë marrë apo vjelur afër 160 milionë euro (159.761.407 euro), thuhet në raportin e publikuar të Odës së Përmbaruesve ër vitin 2023, përcjell INA.

Vetëm në territorin e Gjykatës Themelore Shkup dhe Gjykatës Penale Shkup janë përmbaruar mbi 92 milionë euro.

Nga shuma totale prej afër 160 milionë eurove, 41.9 milionë euro janë mbledhur nga qytetarët, derisa në vitin 2022 ka qenë 40.5 milionë euro.

Nga institucionet shtetërore janë vjelur 29.53 milionë euro, që është rezultat më i mirë se vitet e kaluara.

Dhe nga bizneset janë marrë 90.34 milionë euro. Bëhet fjalë për 76 mijë raste të ekzekutuara. (INA)

Banner

Related posts

Delegacioni i profesorëve nga Universiteti i Oslos, vizituan Bfi-në

Gjyla Halili

BDI: Raporti i FMN 2025, Qeveria ka dështuar – Inflacioni dhe varfëria po bëjnë jetën të padurueshme në prag të Ramazani

Gjyla Halili

Exluzive: Izet Mexhiti paralajmëron se Ziadin Sela dhe ASH do ti bashkohen VLEN-it dhe qeverisë

Gjyla Halili