AKTUALE

ITShKSh dhe Lëvizja shënuan 50-vjetorin e gazetës “Zëri i Kosovës”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup dhe Shorëqia Lëvizja sot me një akademi shënuan 50-vjetorin e themelimit të gazetës së parë kombëtare shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore nga krahinat shqiptare nën ish-Jugosllavi – “Zëri i Kosovës”. Kjo gazetë ishte një organ vendimtar i Lëvizjes çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi, që filloi botimin në vitin 1974.
Në hapje të ngjarjes moderatori Bekim Adili e cilësoi gazetën “Zëri i Kosovës” si katalizator që mbajti gjallë idealet gjatë kohës që veprimtarët tanë kanë vuajtur dënime të rënda me burg, duke shërbyer si një fener që orientonte popullin shqiptar në periudhat e errëta te regjismit jugosllav.
Ndërkaq, drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, tha se “Zëri i Kosovës” ishte ushqimi që ngriti gjeneratat e demonstratave të viteve ‘80-ta, të cilat mundësuan që populli të fitojë besim dhe të orientohet në mënyrë të drejtë dhe progreive që përfundimisht të çlirohet nga Jugosllavia. Gazeta “Zëri i Kosovës” që ndodhej në duart e çdo studenti dhe atdhetari, në vitet e mëvonshme luajti rol të madh në forcimin dhe konsolidimin e luftës çlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.
Kryetari i degës së Shoqatës “Lëvizja” për Maqedoninë e Veriut, Ulusi Beqiri, në fjalimin e tij vlerësoi se “Zëri i Kosovës” ishte gazetë që tronditi Jugosllavinë, duke pasqyruar shpirtin luftarak të popullit shqiptar.
Me këtë rast gjithashtu mori fjalën dhe Binak Ulaj, themeluesi i grupit revolucionar dhe përgjegjësi i grupit për informim i “Zërit të Kosovës” dhe pesë herë i burgosur politikisht. Ndërsa foli edhe Ismet Jonuzi-Krosi, ish-gazetar dhe përgjegjës i Institutit “Josif Bageri” të Universitetit të Tetovës.
Në ngjarje u transmetua dhe një video mesazh nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Milaim Fetau, i cili theksoi nevojën që ngjarje të tilla përkujtimore dhe hulumtimet që ITShKSh bën në arkivat e rajonit, konkretisht atë të Kroacisë, për të parandaluar të pavërtetat që u vishen veprimtarëve kombëtarë, të shërbejë për vetëdijësimin e gjeneratave të reja.
Në mbyllje të akademisë, iu dorëzuar dosja e burgut veprimtarit dhe ish – të burgosurit politik Bejtulla Ademi, e cila vjen si rezutat i hulumtimeve të ITShKSh-së në Arkivin e Kroacisë. ITShKSh deri më sot ka përgatitur disa dosje të tilla, si dosja e burgut të Adem Demaçit, Tahir Hanit, Sadudin Gjurës dhe Femi Lladrovcit, dhe do të vazhdojë të nxjerrë dosjet e të gjithë veprimtarëve në burgjet e Stara Gradishkës dhe Goli Otokut.

Related posts

Imazhet që tregojnë se si miliona njerëz po festojnë Kurban Bajramin në mbarë botën

admin

Për 34,4 për qind më pak leje ndërtimi gjatë muajit janar

Gjyla Halili

Rasti Jahoski / Prokuroria kundër gjykatës, kërkon rishqyrtimin e fakteve pas ndërrimit të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak

Gjyla Halili