AKTUALE

“Keqpkuptimet me faturat e mbeturinave”, Kasami nesër pret në takim qytetarët!

Kreu i komunës Bilall Kasami nesër do të pres në takim qytetarët që kishin keqkuptime në lidhje me faturat e mbeturinave.

Ja njoftimi i komunës:

“Ju njoftojmë se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të vazhdoj takimin e rradhës me qytetarët të cilin do ta mbajë ditën e Premte (05.04.2024), në ora 10:00 në ambientet e Sallës së Këshillit Komunal.

Të gjithë qytetarët që kanë hasur në probleme me faturat e mbeturinave, janë të mirëpritur të bisedojnë me kreun e komunës, drejtorët e ndërmarrjeve përgjegjëse, për ta rregulluar dhe kuptuar më shumë rreth situatës që u krijua”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

VLEN: EMËRUESI I PËRBASHKËT I TË GJITHA NDIKIMEVE NË DREJTËSI ËSHTË BDI!

Gjyla Halili

Syrja Rashidi drejtor në Mepso, deputet i ri Remzi Mehmedi

admin

NEIM MISIMI EMËROHET SEKRETAR NË FAKULTETIT E SHKENCAVE ISLAME

Gjyla Halili