Nën moton “Po ia kthejmë dinjitetin kombit”, Biljana Vankovska sot zyrtarisht e nis fushatën për presidente.
Vankovska premton, siç tha, “një betejë të ndershme dhe interesante, të paktën një debat që nuk do të jetë i mërzitshëm për askënd, të paktën kur ajo ta prezantojë”.
“Paralajmërova dhe i qëndroj asaj që do të jem një dhe e vetme, që do të jetë ndryshe në atë që ofron, në mënyrën se si paraqitet, argumentet që do të paraqes dhe vizioni për një Maqedoni ndryshe. Në fund të kësaj fushate besoj se askush nuk do të ketë dilemë se çfarë përfaqëson Biljana Vankovska, së bashku me të Majtën”, tha Vankovska.
Votuesve u tha “të mos lejojnë të mashtrohen se 24 prilli është një parahaje, ndërsa pjatë kryesore më 8 maj, duke theksuar se kanë mundësi të votojnë për individë dhe jo për parti, duke treguar se nga shtatë kandidatë, gjashtë kanë mbështetje dhe legjitimitet nga qytetarët”.
“Jam e bindur që personi e bën funksionin, sidomos kur bëhet fjalë për një funksion që kryen një person. Ai person mund të lërë gjurmë, me mënyrën se si do ta përmbushë me shpirt të gjallë atë funksion që shumë e nënvlerësojnë”, theksoi Vankovska.
Fushata, sqaron Vankovska, “do të jetë modeste, sipas mundësive të saj”. Fushata fillon nga Strumica, ndërsa siç është paralajmëruar, do të mbyllet me një ngjarje në Shkup.