AKTUALEKOSOVË

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin u takua me Osmanin dhe Kurtin

I dërguari i Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi, Stuart Peach sot zhvilloi dy takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në platformës X, nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se ata biseduan për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale.

“Sot mirëpritëm të dërguarin e kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor në Kosovë, Stuart Peach. Ai filloi me takimet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurtin  duke mbuluar sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale”, kanë shkruar nga ambasada në X.

Edhe nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet në rajon, me theks në sundimin e ligjit dhe sigurisë.

“Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se ligjshmëria dhe siguria shkojnë bashkë. Në takim u diskutua edhe për sigurinë e Kosovës. Kryeministri theksoi rëndësinë e sigurisë së kufirit me Serbinë, prej nga edhe vjen agresioni ndaj Kosovës, siç edhe u dëshmua në shtatorin e vitit të kaluar.

Related posts

“Kësaj radhe nuk do t’i falet” – Mexhiti thotë se do të ndëshkohen vjedhësit e votave

Gjyla Halili

Kthehen çmimet e vjetra për polisat e sigurimit

Gjyla Halili

LEN: Aktualisht s’ka marrëveshje për koalicion me ASH-në

Gjyla Halili