AKTUALE

Nata e Kadrit, gjithçka që duhet të dini për momentin më të rëndësishëm gjatë muajit të Ramazanit

Nata e Kadrit konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit për myslimanët dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.

Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Çfarë duhet të bëjë myslimani Natën e Kadrit?

Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

Të shtojë tespihët (të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.

Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.

Të japë sadaka sa të ketë mundësi.

Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).

Related posts

Tre iniciativa të reja për rritje ekonomike, të bazuara në bashkëpunimin ndërmjet ekonomisë vendore dhe kompanive japoneze!

admin

Kompanitë japoneze të interesuara për mundësi investimi në #TIRZ

admin

Grubi: Azilanti Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh sesa Mickoski

admin