AKTUALE

Kovaçevski: I pakënaqur nga disa funksionarë të BDI-së – kur Grubi luajti futboll në zyrë, qytetarët menduan se asgjë nuk punohet

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovçaevski ka deklaruar se nuk është i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së dhe ka përmendur Artan Grubin.

Në Kanal 5, Kovaçevski deklaroi se kur Grubi luajti futboll në kabinetin e tij në Qeveri, qytetarët menduan se funksionarët nuk punojnë asgjë.

“Konsideroj se BDI nuk sillej në mënyrën që duhej, gjegjësisht funksionarë të caktuar në Qeveri. Por, duhet të them se disa përfaqësues të asaj partie punuan pa ndalë për masat antikrizë. Nuk mund të them se Fatmir Besimi nuk ka punuar natë e ditë me Bytyqin dhe me Trençevskën në masat antikrizë. Por, nga ana tjetër, kur Artan Grubi luajti futboll në zyrë, atëherë populli mendoi se ata asgjë nuk bëjnë. Gjithashtu dua të potencoj se jam i kënaqur nga ministri Azir Aliu. Bëhet fjalë për profesionist të lartë, i cili i ka përgatitur reformat ligjore në administratën publike të cilat janë dorëzuar në Kuvend”, tha Kovaçevski.

Related posts

Për zgjedhjet e 8 majit u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Gjyla Halili

Haradinaj kërkoi dorëheqjen e tij dhe zgjedhje, Kurti: Nuk jam i interesuar që ta zhdukim opozitën

admin

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, nuk ka ndërprerje

Gjyla Halili