AKTUALE

Mucunski: BDI-ja ka probleme serioze të brendshme, shihet nga bartësit e listës

BDI-ja ka probleme serioze të brendshme dhe kjo shihet qartë nga bartësit e listës me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 8 majit.Kështu vlerëson nënkryetar i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski, i cili ironizoi se në zonat kryesore ku shqiptarët marrin më së shumti deputetë, BDI-ja si “frontmenë” ka Menduh Thaçin dhe Ziadin Selën, shkruan Alsat.

“Ta analizojmë se çfarë po ndodh për momentin me BDI-në. Në njësinë e parë zgjedhore, bartës i listës nga BDI është person i cili nuk është nga komuna më e madhe nga pritet të marrë më shumë vota, pra, BDI-ja hoqi dorë nga Çairi. Në njësinë zgjedhore numër 6 “frontmen” nga Tetova në BDI është Menduh Thaçi, njeri i cili nuk është nga BDI. Në njësinë zgjedhore numër 5, “frontmen” i koalicionit është Ziadin Sela. Pra, BDI-ja nuk ka ofertë kadrovike për momentin që të tërheqë vota, të paktën këtë e thonë ata në bazë të asaj se kë e kanë bartës liste në ato zona, as në Tetovë, as në Çair, as në Strugë. Çfarë flet kjo? Se bëhet fjalë për parti e cila ka sfida serioze të brendshme”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së./ Alsat.mk

Related posts

VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Blerim Bexheti më la në lloç!

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI KRYETARIN E UNIONIT TË BI NË GJERMANI Z . MENSUR HALILIN

admin