AKTUALE

Naim Bajrami në zgjedhjet e 8 Majit, do të garoj në njësinë e parë zgjedhore si kandidat i Aleancës për Shqiptarët në listën e Frontit Evropian. Në listë do të jetë me numër katër (4) në radhitje.

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Naim Bajrami ka deklaruar që në zgjedhjet e 8 Majit, do të garoj në njësinë e parë zgjedhore si kandidat i Aleancës për Shqiptarët në listën e Frontit Evropian. Në listë do të jetë me numër katër (4) në radhitje.

Naim Bajrami në rrjetet sociale shkruan: I nderuar që mora besimin e Kryesisë së partisë, Kryetarit Ziadin Sela dhe strukturave lokale në Shkup, që në zgjedhjet e 8 Majit, të garoj në njësinë e parë zgjedhore si kandidat i Aleancës për Shqiptarët në listën e Frontit Evropian. Në listë do të jem numër katër (4) në radhitje. Ashtu si edhe deri më tani do të jem nevojtar për mbështetjen tuaj, për të shënuar suksese të reja në rrugetimin tonë të përbashkët. Besimi juaj paraqet përgjegjësi për mua. Na priftë e mbara!

Banner

Related posts

Mickoski nga Dojrani: Ka një zgjim dhe bashkim të madh të qytetarëve rreth idesë për ndryshime

Gjyla Halili

Komplikacionet e sigurisë në Gadishullin Arabik nga sulmet terroriste të Lëvizjes Houthi në Jemen

Gjyla Halili

Danela Arsovska priti në takim pune ambasadorin britanik Matju Leson

Gjyla Halili