AKTUALE

Sela për Klan Macedonia: Pozita e Bekim Qokut në VLEN është e paqartë, nuk i marr seriozisht deklaratat e tij…

Ziadin Sela i ftuar në emision Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia komentoi ftesën e Bekim Qokut që ai të bashkohet me opozitën shqiptare.

Sela tha se nuk e ka të qartë ende pozitën e Qokut në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut dhe në çfarë cilësie thirret.

“ Nuk mund të merren seriozisht deklaratat e tij, as nuk mund të bashkëpunojmë bashkë e as të bëj ndonjë ofertë politike. Unë nuk mund të jem në krahun e Bekimit, mund të jetë ai në krahun tim, Pse, kush është Qoku? Unë nuk jam politikan eksperimentuas të marr oferta nga Bekimi që realisht nuk nuk e di edhe a vlen ky si politikan, ja po vijnë zgjedhjet dhe do e shohim se sa vlen… Ky Qoku në cfarë cilesie thirret? Sepse gjithçka që po bën deri më tani po më duket teatër…”, deklaroi Sela. /TvKlan.mk

Banner

Related posts

Mot i ndryshueshëm dhe më i freskët

Gjyla Halili

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili mori pjesë në hapjen e Xhamisë së Re në Çajle

Gjyla Halili