AKTUALE

Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut duhet të ndërtojë ura dhe jo mure me fqinjët

Maqedonia e Veriut duhet të ndërtojë ura, dhe jo mure me fqinjët, thotë eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për vendin tonë, Ilhan Kyuchyuk.

Në lidhje me eurointegrimet e vendit tonë, Kyuchyuk për “BGNES” thotë se dëshiron që në RMV të ketë konsensus kombëtar për këtë çështje.

“Ende pres që të ketë konsensus kombëtar në Maqedoninë e Veriut, sepse duke kërkuar armikun, nuk zgjidhet një problem, as në vend, dhe as që i jep kjo perspektivë Maqedonisë së Veriut”, tha eurodeputeti.

Kyuchyuk thotë ndërtimi i mureve me fqinjët është politikë e gabuar dhe e keqe e cila prodhon urrejtje.

Banner

Related posts

Zëdhënësi i VLEN, Murtezani e demanton Taravarin

Gjyla Halili

Pendarovski: Qytetarët para dilemës si para 20-viteve të zgjedhin kuazi-patriotët ose ato që ditën ta pozicionojnë RMV-në

Gjyla Halili

Marrëveshja BDI & ASH-Sela për listat e përbashkëta drejt finalizimit?

Gjyla Halili