AKTUALE

Zgjërohet “Fronti Europian”, Ahmeti nënshkruan marrëveshje me Kollashinac sot në Çair

Do të vazhdojë edhe sot zgjërimi i “Frontit Europian”, njoftojnë nga BDI-ja.

Sipas njoftimit të dërguara tek të gjitha mediat vendore, pjesë e këtij fronti do të bëhet edhe Lidhja Demokratike Boshnjake.

Marrëveshja e koalicionit do të nënshkruhet sot në Parkun e Çairit në ora 15:00.

“Ju njoftojmë se sot, (e martë, 02.04.2024) në ora 15:00 tek Parku i Çairit, në kuadër të Frontit Europian, kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, do të nënshkruajë marrëveshje të koalicionit me kryetarin e Lidhjes Demokratike Boshnjake, z. Munir Kolashinac”, thonë nga BDI-ja.

Banner

Related posts

ANKETAT E POROSITURA NGA BEOGRADI NUK MUND TA KRIJOJNË VULLNETIN POLITIK TË SHQIPTARËVE

Gjyla Halili

Paralajmëron ndryshime në kabinet?/ “Do të forcojmë rolin e zv.ministrave”, Rama: Riorganizim të procesit qeverisës, në funksion të…

admin

Fjala e kryetarit të shoqërisë Lëvizja , Xhevat Gjini në akademinë përkujtimore për 41 dëshmorët e Atëdheut

Gjyla Halili