AKTUALE

Mijallkov del parakohe nga burgu

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov do të lirohet parakohe nga burgu. Vendimi u njoftua sot nga Gjykata Penale, pasi Apeli pranoi ankesën e tij dhe e ktheu rastin në shkallën e parë.

“Këshilli Penal pranë Departamentit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vepruar me propozimin e drejtorit të burgut të Strugë për lirimin me kusht të të dënuarit S.M., pas mbajtjes së seancës publike, marrjes dhe shqyrtimit të dokumentacionit të plotë në pajtim me udhëzimet e Prokurorisë së Shkupit, Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin ka respektuar propozimin e Drejtorit të burgut.

Sipas vendimit, i dënuari me datë 25.12.2024 lirohet nga Sektori për Hetimet Penale të Strugës dhe konsiderohet lirimi me kusht deri më 25.04.2025”, njofton Gjykata Penale.

Mijallkov për rastin “Perandoria”, u dënua me tre vjet burg. Ai po vuan dënimin në burgun e Strugës, pasi ka ndërruar adresën e banimit. Është i punësuar si shofer për nevojat e burgut.

Related posts

Jo çdo kush merr pjesë me vullnet të plotë në tubime, detyrimet të ndalen!

Gjyla Halili

Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të dytë

admin

Vranët dhe me shi

Gjyla Halili