AKTUALE

Kuvendi me procedurë të shkurtuar do të miratojë tre vendime ligjore në kuadër të seancës së 150-të

Kuvendi sot njëzëri me 82 vota “pro” përcaktoi rendin e ditës të seancës së 150-të, në të cilën janë caktuar tri pika për miratimin e vendimeve ligjore me procedurë të shkurtuar.

Për pikën e parë, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e segmentit rrugor Milladinovc – Shtip dhe segmentit rrugor Kërçovë – Ohër, njëzëri me 78 vota “pro”, deputetët vendosën ta shqyrtojnë me procedure të shkurtuar.

Me procedurë të shkurtuar do të shqyrtohet edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhett, i cili u vendos njëzëri por me 79 vota “pro”. Po ashtu, njëzëri, por me 81 vota “prp”, është pranuar si pikë e tretë e rendit të ditës propozimi i deputetit Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE për vendosjen e propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar.

Siç theksoi deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE në spjegimin për miratimin e Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhete me procedurë të shkurtuar, bëhet fjalë për korrigjim teknik në Ligjin me kërkesë të kryetarit të Këshillit Fiskal, anëtarëve dhe Ministrit të Financave.

Si pikë e tretë e rendit të ditës është vendosur Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit zgjedhor, me të cilin përcaktohen dispozitat për përcaktimin e numrit rendor të fletëvotimit për dy proceset zgjedhore, përkatësisht partitë politike që propozuan ose mbështetën një kandidat për presidentin e shtetit, mund të ruajnë numrat rendorë të nxjerrë edhe për zgjedhjet parlamentare për një prezantim më të thjeshtë para qytetarëve. Partitë e tjera politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, nga ana tjetër, shtesë me short do t’i tërhjekin numrat rendorë me të cilët do të paraqiten në zgjedhje.

“Me qëllim të thjeshtësimit të procedurës së përcaktimit të numrit rendor të fletës së votimit, parashtruesi i listës së kandidatëve për president të shtetit, me pëlqimin me shkrim do të mund të lejojë që numri i tij rendor të përdoret njëkohësisht në fletëvotim dhe për një listë tjetër të kandidatëve të llojit të ndryshëm në zgjedhje nëse kandidati ose kandidatët mbështeten nga e njëjta parti politike apo koalicion ose përdorin të njëjtin simbol, sqaroi Micevski.

Seanca do të vazhdojë pasi komisionet parlamentare amë të kenë përfunduar pjesën e tyre të punës sipas tre pikave të rendit të ditës.

Related posts

Mexhiti: Nuk ka ende një vendim përfundimtar që koalicioni “Vlen” të bëhet subjekt i vetëm politik

Gjyla Halili

Forumi Shqiptarë kryeson gati në të gjitha vendvotimet,deri më tani 26 vendvotime të numëruara

admin

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit nis brenda vitit, pritet ratifikimi i huas së BERZH-it prej 98.75 milionë eurosh

Gjyla Halili