AKTUALE

Qëllimi i mirë bashkon emblemën e afarizmit shqiptar, Lazim Destani me diplomatë, bëmirës dhe shkenctarë



“Po shoh ambasadorin, shefin e konsullatës, imamë, e shkenctarë edhe të besimit, patriotë dhe ju vëllezër që me djersën tuaj e fitoni pasurinë. Të vazhdojmë së bashku. Të investojmë më shumë në arsim, shkencë, kulturë dhe sportë, sepse janë faktorë vendimtarë për përparimin e një shoqërie apo për zhvillimin e gjithanshëm të një vendi. E konsideroj si detyrë humanitare dhe patriotike mbështetjen e vazhdueshme dhe progresive të aktiviteteve e projekteve nga këto sfera“, tha ndër të tjera z.Destani.

Emmenbrücke, 31 mars

E dijmë, se gjuhën e shpirtit nuk ka mjet që e lexon. Është alfabet i posaçëm, që nuk e njohin të gjithë. As kamera, as fotoaparati, as shkrimi, as piktura apo skulptura nuk i njeh shkronjat e saj si duhet shpirtin e bardhë, sepse është personale është në tik takun e zemrës. Shpirti varet se si e ndjenë veten nëpër vende të ndryshme dhe shpesh here edhe ndoshta e maltretojmë pa dashje, por ai dëshiron të ushqehet me gjëra të mira, sepse ai jeton në përjetësi mes neve, qoftë me trupin tonë apo pa trupin një ditë drejt qiellit të shtatëkateve. Edhe tryezat e takimeve kanë gjuhët e tyre të arsyes, por takimi ku shpirti të qetësohet dhe e ke në paqe është në besimin e plotë te krijuesi. Në botën e besimit të gjithë jemi të njejtë dhe aty ushqehemi për mirësi dhe paqe në përditshmëri. Në këtë kohë të pakohë që po e jetojmë dhe secili nuk ka garancion se sa do të jemi gjallë fizikisht mbi këtë tokë që një ditë të shtrihemi përjetësisht me trup në tokë dhe shpirt në përjetësi, atëherë do të kemi konton tonë të kësaj bote për botën e përjetshme, se çka do të marrim me vete dhe ajo që dihet, janë veprat e mira dhe ato do të jenë pasaporta jonë më e mirë e përjetësisë. Atëherë kur bëhen gara, se kush do të fitoj më shumë mirësi është muaji i bekuar i Ramazanit. Edhe kohërat kanë ndryshuar, por përsëri aristokratët e shpirtit janë ata që reflektojnë dhe duan bashkim që të fitojnë në konton e përjetësisë mirësi. Ti bësh 2000 km rrugë me të vetmin qëllim, që ti bashkohesh një takimi të mirë në një natë të veçantë edhe kjo është plus një shenjë, se je bëmirës me plot kuptimin e fjalës. Këtë e bëri mbrëmë, emblema e afarizmit shqiptarë, z.Lazim Destani.
E bëra këtë hyrje të këtij reportazhi duke ta bërë me dije lexues i nderuar, se ate që e pashë me sy mbrëmë dhe e përjetova me shpirt është e vështirë ta përshkruaj çdo detaj. Kur është i kompletuar shpirti i bardhë, zemra e pastërt dhe mendja e ditur, nuk ka më mirë, aty ka rezultate pozitive. E di se reportazhi do të jetë i gjatë për ta lexuar, por nuk mundemi ta kapërcejmë me pak fjalë, sepse tekefundit nuk është qëllimi për përfitime në klikime, por ajo më kryesorja, që të lexohet nga lexuesi i rregullt nga ai që dëshiron të shoh se e mira jeton. Nuk ka më mirë se të jemi vetja. Nuk ka më mirë që të mos fshehemi nga ajo që e kemi. Nuk ka më mirë se realiteti e sinqeriteti. Nuk mundemi të fshehim ate që e kemi kur të gjithë e dijnë se kush jemi e si jemi. Bujaria është traditë profetike, moral i njerëzve fisnikë dhe cilësi e besimtarëve të mirë. Muaji i Ramazanit është padyshim “stina” e shpalosjes së bujarisë. Dhënia ushqim agjëruesit është një vepër e begatë, shpërblimi i së cilës është i madh. Profeti e ka thënë: “Kush i ofron ushqim agjëruesit, do ta ketë shpërblimin njësoj si ai, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.
Shtrimi i iftareve për agjëruesit është traditë dhe praktikë e lavdëruar e muslimanëve. Dijetari i mirënjohur Ibn Shihab Ez-Zuhri thoshte: “Gjatë muajit të Ramazanit spikasin dy adhurime: Leximi i Kuranit dhe ofrimi i ushqimit për agjëruesit.”

Ramazani është muaj që kultivon paqen, mirëqenien, dashurinë e respektin. Ramazani është muaj i pendimit e reflektimit, parime këto për të cilat bota e njerëzimi sot kanë nevojë më shumë se kurrë. Duke i ditur gjitha këto mirësi dhe shumë të tjera që i ka ky muaj i Ramazanit, besimtarët, bëjnë gara se kush do të fitoj të mira.

Gjatë gjithë këtij muaji të bekuar nëpër shumë xhami shqiptare ka pasur ligjërata nga dijetarë të njohur nga tokat shqiptare, pastaj janë shtruar iftare nëpër xhami e restaurantd nëpër gjithë Zvicrën nga ajo që kemi parë dhe dëgjuar. Kur na kanë mbetur edhe 10 ditë agjërim, shtatë afaristat shqiptarë që veprojnë në Zvicër si z.Florim Useini, Visar Robelli, Shaqir Alushaj, Meti Krasniqi, Nadi Zendeli, Ibrahim Çekaj dhe Kastriot Basha, si rrjet i miqësisë dëshmuan mirësinë e tyre edhe mbrëmë në xhaminë “Drita” në Emmenbrücke duke shtruar edhe një darkë për musafirë të shumtë. Që në fillim duhet përshëndetur nismën e z.Florum Useini njëherit kryetar nderi i Rrjetit të Biznesve shqiptare në Zvicrë Qendrore me shoktë e tij dhe me një bashkëpunim edhe me drejtuesit e xhamisë me kryetarin z. Fadil Asani një veprimtarë i njohur për të gjithë që organizuan iftarin që do të mbahet në kujtimet tona ndër më të mirat. Ky grup afaristësh me zemër bujare e të bashkuar me rrjet miqësh të vetmin qëllimin për të zgjeruar miqësin në mes nesh dhe duke vizituar edhe shumë xhamia të ndryshme gjatë agjërimit për të mbajtur dhe krijuar miqësi të re me shqiptar kudo që janë në Zvicër. Jeta pa miqë nuk jetohet i vetëm na thotë, z.Useini.  Drita ky emër me shumë kuptim të jetës e mbanë emri i xhamisë shqiptare në Emmenbrücke të Zvicrës, ku i njeh dritat, i gjenë ato dhe i bashkon, z.Lazim Destani, filantropin, veprimtarin, bëmirësin, afaristin e mirënjohur, z.Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë Veriore në Zvicër, z.Vigan Berisha Shef i Misionit në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, Teologun e mirënjohur, Prof.dr. Zekerija Bajrami i cili kishte ardhur nga Shkupi, Dr.sc. Dashnim Hebibi, president i Institutit Shkencorë Helvetikë të Evropës Juglindore (Helvetisches Südosteuropa Studieninstitut) me qendër në Cyrih, z.Rafet Ademi, kryetar i Shoqatës Kulturore Fricktal në Frick të Argaus, Selami Huruglica veprimtarë e shumë të tjerë.

Si shkoi iftari?

Kontributi madhor edhe i xhamive shqiptare në Zvicër dhe jo vetëm për çështjen kombëtare dihet se ka qenë i madh, është dhe do të jetë. Për çdo natë në xhami në namazin e Taravive janë mbi 500 e më shumë, varësisht prej hapësirave që kanë xhamitë. Llogaritet që në Zvicër janë jo më pak se 86 xhami dhe thuajse të gjitha janë prona të shqiptarëve, pra pronë e xhamisë. Mërgata shqiptare Zvicrën e sheh si atdhe të dytë dhe padyshim se edhe shteti zviceran dhe populli i saj i ka mirëpritur dhe respekton besimin e secilit. Gjithmonë besimtarët u janë falënderues Zvicrës dhe luten për të mira këtij shteti mik të dëshmuar të kombit tonë dhe model i së mirës. z.Fadil Asani, kryetari i xhamisë me emrin e bukur Drita, së bashku me kryesinë dhe anëtarë të tjerë të xhamisë pritnin musafirët e shumtë që vinin të ftuar nga rrjeti i miqësisë, z.Florim Useini, Visar Robelli, Shaqir Alushaj, Meti Krasniqi, Nadi Zendeli, Ibrahim Çekaj dhe Kastriot Basha. Florim Useini me miqtë e tij janë për tu përshëndetur se vërtetë po e dëshmojnë, se bashkë mundemi. Florimi së bashku me shoktë e tij flasin me një zë e kanë një mendim. Kur flet njëri prej tyre është e kryer, sepse e dijnë se çka mendojnë, shkurt e shqip janë me besa besë, se qëllimi i tyre final është se mundemi dhe kemi suksese atëherë kur jemi bashkë. Duke respektuar njëri tjetrin. Është vërtet për të përshëndetur këta afaristë që drejtojnë edhe Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore. Puna e tyre dhe vizioni është që të nderojnë secilin në profesionin e tyre dhe të bashkuar na do e ardhmja e pafundme. Pak kujt i ka shkuar mendja, apo më mirë prindërve tanë, që kanë ardhur në Zvicër, dikush në vitet 60 e shumica nga 76 e 80 dhe 90-ta, se një ditë do të kemi xhami shqiptare, do të kemi biznesmen të njohur dhe veprimtarë të devotshëm e intelektual që krenohet edhe Zvicra. Zvicra ky shtet i mundësive, padyshim, se do të jetë i dashur për të gjithë shqiptarët edhe ashtu secili bashkëkombas e donë si sytë e ballit, ashtu edhe na thanë disa të moshuar që bashkëbisedonin me musafirët e ftuar. “Po kush e ka menduar se do të kemi xhamitë tona në Zvicër. “Po kush e ka menduar, se do të kemi firmat tona shqiptare, mjekë shqiptarë, juristë, prokurorë etj, etj. Ne vinin punonim një sezon dhe ato të holla që i kishim investonim menjëherë në atdheun tonë. Tash kanë ndryshuar gjërat. Këtu jemi si në atdhe. Kudo që shkon dëgjon shqip”.

Kryetari i xhamisë, z.Fadil Asani, modest, fjalë pak por me shumë kuptim me dorë në zemër i mirëpritke musafirët në krah të Florim Useini e z.Visar Robellit dhe miqëve të tjerë, duke dashur ti nderoj ata që vinin dhe ju thonte: “ Mirësekeni ardhur, jeni në shtëpinë tuaj”. I njoftonte me të ariturat e xhamisë dhe falendëroi kryesinë, anëtarët e xhamisë si dhe miqtë: Florim Useini, Visar Robelli, Ibrahimin, Meti Krasniqi, Shaqir Alushaj, Kastriot Basha për ftesën, se shtrimin e këtij iftari në xhami dhe nuk fshinte emocionet duke thënë se na dha hijeshi prezenca e të gjithë këtyre personaliteteve. Ramazani po na bashkon, dhe mirësitë e tij janë të pafundme. Falemenderit të gjithëve, sa mirë kur jemi bashkë. Kur afrohej ora e iftarit, shihej se vinin vetura me targa diplomatike.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z.Rexhep Demiri, pastaj z.Vigan Berisha Shef i Misionit në Konsullatën e Kosovës në Cyrih. Pas disa minutave edhe z.Lazim Destani, filantropi, veprimtari, bëmirësi, afaristi i mirënjohur, emblema i afaristëve shqiptarë. Pas një bashkëbisedimi vëllazëror, falënderimeve dhe foto kujtimeve, afrohej edhe koha e iftarit. Me të hyrë në xhami, pamë një organizim të shkëlqyer nga kryesia dhe stafi i kësaj xhamie. Që të gjithë bashkatdhetarët donin të thonin një fjalë, sytë e tyre me plot pozitivitet, fytyrat e tyre të qeshura, ku reflektonte jeta e pastërt dhe disa bashkatdhetarë të moshuar ku ju shiheshin edhe rrudhat e tyre, rrudha të viteve, me duar të bardha e disave edhe të krisuara nga puna që kanë bërë dhe me djersën e tyre kanë ndihmuar çdo proçes që ka kaluar e po kalon atdheu ynë. Jeta e mërgimtarit është me plot vuajtje e mall, por me krenari e kanë mbajtur kokën lartë e do ta mbajnë sepse kanë kontribuar sa here që është dashur e kërkuar. Në ballë të kësaj sofreje ishin musafirët e ftuar. Sa kombinim i mirë, diplomat, afaristë, shkenctarë e teolog. Një natë e madhe e paharruar për të gjithë. Momenti i iftarit na pasuroi shpirtin edhe muezini nga një djal i ri me një zë të mrekullueshëm. Sofra ishte e përmbushur me ushqimet tona tradicionale. Me ujë Rugove nga Dardania, nuk mungoi as flija, pitja, buka dhe mbi të gjitha pastërtia dhe buzëqeshja e mirëseardhjes. Njëzëri për një moment, që të gjithë kishin ushqimin para vetes dhe nuk hanin deri sa erdhi sekondi i iftarit, kjo tregon dhe dëshmon besën e dhënë se do të agjëroj. Në mesin e 70 personave që ishin në ate iftar, shumica ishin të rinjë.

U dëgjua zëri i teoologut doktorit të shkencave që kishte ardhur nga Shkupi I ftuar nga kryesia e xhamisë me fjalët e mjalta: “Vëllezër, ai që është bërë shkaktarë që të jemi të bashkuar në këtë iftar, zoti i dhashtë të mira dhe ju që na hapët derën në këtë xhami sukseset mos ju ndalshin. Agjërim të pranuar e lutje te zoti. Dashtë zoti dhe lutemi në gjuhën tonë të bukur shqipe që të jemi të bashkuar si sonte gjithmonë. Në krahun tim të djathtë kam biznesmin më të njohur shqiptarë, z.Destani, ambasadorin dhe shefin e konsullatës e në të majtin Florim Useinin me shokë dhe përballë juve të dashur bashkatdhetarë që atdheun e keni kudo që shkoni. Ju keni kontribuar shumë dhe po kontribuoni e nuk po e harroni ate tokë të bekuar që quhet mëmëdhe.

Faleminderit Zvicrës që u ka mundësuar të ruajmë edhe besimin tonë. Nuk do ta harroj për jetë këtë natë. Do ta shkruaj me fjalët më të mira në kujtimet e mia. Ju bëftë mirë darka. Pas iftarit miqtë që kishin organizuar këtë iftar ia kishin besuar, z.Florim Useini që të përshëndes të gjithë dhe si zakonisht, me pak fjalë por me copa shpirti, ai në emrin e tij personal në emër të shokëve të tij që e organizuan këtë iftar, por me përkrahje edhe të kryesisë së xhamisë dhe të të gjithëve që iu përgjigjët pozitivisht ftesën sonë falënderoi secilin veç e veç me fjalët më të bukura që dalin nga një shpirt diell. Florimi edhe kësaj here me shoktë e tij me fakte tregoi, se ne nuk harxhojmë lekë kotë e kotë, por harxhojmë atu ku duhet e ku ka mesazhe bëmirëse, uniteti e bese. Sepse ai ndër të tjera tha: “Na duhet bashkimi. Na duhet të punojmë edhe më shumë që të lëjmë vepra të mira te rinia. Të ecim te para vëllezër”. Florimi tha se dua të flas shumë, por po ia jap fjalën të pranishmëve.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z.Rexhep Demiri me disa fjalë modeste pasi falënderoi organizatorët, kryesinë e xhamisë, z.Lazim Destani, z.Vigan Berisha dhe të gjithë që ishin prezent, shtoi:
“Vëllezër ta nderojmë njëri tjetrin edhe ma shumë. Është fati jonë i madhe e meritë e mërgimtarëtve të parë që ishin shumë të mirë, kanë punuar me ndërshmëri dhe kanë imazh të mirë edhe para miqëve tanë zviceran. Ambasada e Republikës së Maqedonisë Veriore ka një ekip shumë të mirë, ishim e do ju jemi afër për Ju. Ju e meritoni respektin. Gëzohemi se kemi një diasporë shumë të fuqishme. Diaspora ka kontribuar shumë për të mirën e kombit, perendia ju ruajt e ju bekoftë”.

Pas z.Demiri, fjala iu dha z.Lazim Destani, që vetëm emri me ju përmend e mbiemri mjafton, sepse veprat e tij flasin më shumë se gjithçka. Ai edhe pse është personalitet i njohur, modestia e tij e bënë shumë të dashur nga të gjithë, sepse respekton të gjithë dhe sa me pedantërti dëgjonte çdo bashkatdhetarë që fliste.  Lazim Destani është sipërmarrës, investitor, filantrop, si dhe mbështetës entuziast i popullit shqiptar dhe i vendeve të Ballkanit në përgjithësi. Ai është gjithashtu një personalitet i njohur për mbështetjen e iniciativave që synojnë avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale e idesë europiane.

Ai ndër të tjera para të pranishmëve u ngrit në këmbë dhe tha pasi përshënderi ambasadorin, konsullin, teologun dhe të tjerët: “
Faleminderit e përshëndetje Florim dhe ju së bashku që shtruat këtë iftar dhe kryesinë e xhamisë për mikëpritje. Jam shumë i lumtur që në mesin tuaj po shoh më shumë të rinjë. E ardhmja jonë është rinia. Na duhet të punojmë edhe ma shumë dhe të jemi të bashkuar. Kujtoj kohërat e hershme se si ishte muaji i Ramazanit në tokat tona. Ajo kohë e artë shumë e bukur. Ishim të gjithë së bashku. Prindërit tanë shtronin iftare të shumta. Ishim çdo natë së bashku me familjarë  e miq. Tani jemi në mërgatë, por edhe këtu nuk po mungojnë ato kujtime, sepse po sonte mu kujtua ajo kohë. Sa bukur që po ju shoh të bashkuar. Po shoh ambasadorin, shefin e konsullatës, imamë, e shkenctarë edhe të besimit, patriotë dhe ju vëllezër që me djersën tuaj e fitoni pasurinë. Të vazhdojmë së bashku. Të investojmë më shumë në arsim, shkencë, kulturë dhe sportë, sepse janë faktorë vendimtarë për përparimin e një shoqërie apo për zhvillimin e gjithanshëm të një vendi. E konsideroj si detyrë humanitare dhe patriotike mbështetjen e vazhdueshme dhe progresive të aktiviteteve e projekteve nga këto sfera. Të kemi arritje e rezultate sa më të larta. Besoj fort se komunitetet dhe familjet janë më të fuqishme kur për qëllime të përbashkëta punojnë së bashku. Kam ndjekur e ndjeki rrugë të ndryshme për t’i bërë bashkë njerëzit dhe institucionet duke synuar partnerizimin dhe avancimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror. Në shërbim të këtij misioni marr pjesë në mënyrë aktive në evente kombëtare e ndërkombëtare për promovimin dhe ngritjen e ndërgjegjes rreth bashkëpunimeve të kësaj natyre. Ju pafsha bashkë të dashur vëllezër“. Siç e dijmë edhe modestinë e z.Destani, se një pjesë nga të ardhurat e tyre dhe familja e tij për çdo vit e ndajnë për bamirësi si dhe për mbështetjen e iniciativave nga sfera e arsimit, shkencës, artit, sportit, e të aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Fjala iu dha z. Dr.Zekerija Bajramit, teologut që kishte ardhur nga Shkupi dha ai ndër të tjera tha:
“ Vëllezër të dashur, besimtarë të devotshëm, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Demiri, Shef i konsullatës së Republikës së Kosovës, z.Berisha, z.Lazim Destani afarist e bëmirës i mirënjohur që kam pasur rastin ta takoj edhe herë të tjera, me pak fjalë e me shumë dashamirës duke e lutur zotin që ai që u bë shkaktarë që në këtë natë të madhe të Ramazanit të jemi bashkë, zoti i dhashtë gjitha të mirat e tij, por edhe ju të nderuar kryesi e xhematë i kësa xhamia ju jam falënderues shumë, që më keni ftuar. Përbesë nuk do ta harroj kurrë. Me shumë kënaqësi kam ardhur para jush. Kujtoj herën e parë kur pata ardhur në Zvicër në vitin 1989 nuk kishte xhami shqiptare. Tani, ka ardhur koha, që të kemi mbi 80 xhami shqiptare, kjo është madhështore. Prej Australisë e deri nëpër shtetet të ndryshme të evropës shoh plot xhamitë edhe ate më shumë me të rinjë. Xhamitë e dijmë se kanë dhënë kontribut të madh edhe në çështjen kombëtare edhe ate historikisht nëpër periudha të ndryshme dhe do të japin. Ne jemi shqiptarë. Feja dhe kombi për mua janë si sytë e ballit. Xhamitë nuk janë vetëm për tu falur e lutur, por edhe për tu organizuar për të mirën e kombit. Këtë e kanë bërë xhamitë tona dhe po e bëjnë. Sonte në mesin tonë kemi z.Lazim Destani, filantropin dhe sipërmarrësin me përmasa ndërkombëtare në fusha si Industria e shërbimeve dhe Infrastrukturës, patundshmërisë, energjetikës shërbimeve financiare dhe teknologjisë etj, është nder i madh për mua, që ka ardhur nga një rrugë e gjatë. Më pastaj do të kemi edhe ligjëratën para jush dhe të mos ju marrë shumë kohë sepse sigurisht edhe të tjerët do të flasin. Ju faleminderit e zoti ju dhashtë gëzime“. Florim Useini fjalën përshëndetëse ia dha edhe z.Vigan Berisha, shefit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih i cili po gëzon autoritet vërtet të veçantë në gjithë Zvicrën, ku po e mbanë diasporën të bashkuar. Menjëherë pas këtij iftari, do të shkoj edhe në meshën e organizuar nga Misioni Katolik shqiptarë me qendër në Luzern me rastin e festës së Pashkëve nga bashkëkombasit tanë të besimit katolik.

Z.Berisha pasi falënderoi organizatorët e iftarit, kryesinë e xhamisë ai ndër të tjera tha:
„ E vlerësoj shumë këtë takim, këtë iftar në mesin e shumë personaliteteve. Kam nderin vërtet të jem afër z.Destani, një burrë i unitetit, afarist i suksesshëm, bëmirës i dëshmuar, pastaj afër vëllaut tim, Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z.Rexhep Demiri, Dr.Zekerija Bajrami, PhD.Dashnim Hebibi, dhe të gjithë jush që jeni prezent. Ju të dashur bashkatdhetarë e di se na respektoni shumë, sepse e keni pritur me dekada që një ditë të keni edhe ambasadën e konsulatën e Kosovës në Zvicër. Keni kontribuar shumë. Ne u jemi mirënjohës. Sepse kontributi juaj ka qenë padyshim i madh. Neve na duhet të jemi edhe më të bashkuar nëmes veti. Të punojmë edhe shumë që të ruajmë gjuhën shqipe, traditën tonë kombëtare. Dërgoni fëmijët në shkollën plotësuese shqipe në kuadër të LAPSH-it. Unë e di se shumë prej jush i kanë dërguar fëmijët edhe në shkollën plotësuese shqipe, por ti dërgojnë edhe ata që nuk i kanë dërguar. Sa më të angazhuar të jenë fëmijët aq më mirë do të jetë. Ky bashkim i vëllezërve tanë, Florimi me miq, që na bënë të mundur të takohemi e të bëjmë iftar së bashku është për tu vlerësuar. Ju lumtë vëllezër. Ju falënderoj shumë dhe ne do të jemi në shërbim të bashkatdhetarëve tanë. Keni shtetin tuaj, Kosovën e pavarur, shtet që keni kontribuar të gjithë. Të investoni edhe në Kosovë, sepse tani është patriotizëm të invesotjmë andej. Shumë prej jush kanë investuar, por të investohet edhe ma shumë, që ta bëjmë edhe më të fortë shtetit tonë. Zoti ju bekoftë“.

Fjala përshëndetëse iu dha edhe PhD. Dashnim Hebibi ku edhe si gazetarë, që ka përcjellur aktivitetet e shumta të diasporës tonë, pasi përshëndeti dhe falënderoi organizatorët e këtij iftari, përshëndeti dhe nuk fshehu edhe emocionet që kur sheh z.Destani, ambasadorin, konsullin dhe teologun e njohur, ku fjalët e tij peshojnë fortë me aromë të këndshme besim dhe kombëtarizëm, ai ndër të tjera tha:

„Nuk dua të flas shumë, sepse kam para meje, z.Destani dhe juve të dashur bashkatdhetarë që një jetë ia dhatë atdheut. Megjithate do të mundohem të përmendi edhe kontributin siç theksoi edhe z.Vigan Berisha, shehfi i konsullatës së Kosovës në Cyrih, se diaspora shqiptare ishte aorta kryesore e të mirës në atdhe. Është kjo diasporë që dha dëshmorë për Kosovën, por edhe në aspektin material ishte dhe është në çdo kohë. Ti kujtojmë vetëm remitencat se sa janë brenda një viti, jo më pak se mbi një miliard. Na duhet të organizohemi edhe në forma të tjera, sepse kemi një diasporë të fuqishme. Kujtoj gjatë punës sime të tezës së doktoratës që kisha për diasporën tonë, se edhe kontributi i xhamive shqiptare ishte i madh dhe është edhe sot e kësaj dite. Ne shqiptarët bashkëjetojmë me të gjitha besimet tjera. Ishim e do të jemi bashkë. Ta ruajmë gjuhën tonë të bukur shqipe brez pas brezi“. Edhe kryetari i xhamisë „Drita“ z.Fadil Asani, pasi falënderoi organizatorët dhe musafirët ai me disa fjalë modeste tha se: „Kryesia e xhamisë me anëtarët e saj është e nderuar sonte, që në mesin tonë kemi personalitete, duke filluar nga diplomacia, afarizmi, kultura dhe shkenca. Të kemi në mesin tonë, ambasadorë, konzull dhe ikonën e afarizmit shqiptarë është vërtet kënaqësi e nder i papërshkrueshëm. Të nderuar, sonte me ftesë nga Rjeti Miqsisë ( një grup shokësh, të cilët janë edhe antarë të xhamisë), isha i nderuar të isha në iftarin e shtruar nga xhamia Drita. Unë kisha nderin dhe mundësin që të komonikoja drejtpërdrejt me këto personalitete ku edhe i njoftova me të ariturat e xhamisë tonë në periudhën që ne po udhëheqim këtë institucion. Ramazani po na bashkon dhe mirësitë e tij janë të pafundme. Faleminderit të gjithëve, ishe kënaqësi të ishim bashkë. Më lejoni, që një dhuratë modeste falënderimi në emër të kryesisë dhe anëtarëve tanë ti ndajmë grupit të miqëve apo rrjeti i miqësisë që na bënë të mundur të bashkohemi.  Pasi përfundoi iftari dhe përshëndetja, ashtu edhe siç e doni rregulli, filloi edhe një ligjëratë në xhami ku të gjithë musafirët ishin në rend të parë dhe ishte e përmbushur.

Ligjërata e Prof.dr. Zekerija Bajrami ishte si zakonisht shumë e këndshme dhe ai shtjelloi rëndësinë që të punojmë të gjithë me mundësitë që kemi për ruajtjen e gjuhës, traditës sonë kombëtare e padyshim edhe besimin tonë. Ai shtoi se: „

Ramazani është muaji më i veçantë i vitit. Myslimanët në çdo vend e presin me ngazëllim ardhjen e tij. Agjërimi i muajit të Ramazanit është sa ushtrim mendor, po aq edhe fizik që fisnikëron zemrën dhe forcon vullnetin. Ai e kalit agjëruesin për t’u ballafaquar me sprovat e jetës. Muaji i bekuar i Ramazanit është muaji i agjërimit, i bindjes, i adhurimeve dhe i bekimeve, i veprave të mira dhe i mirësive, i qëndrimit në këmbë Është muaji i dhikrit, i kërkimit të faljes, i dëlirësisë, i lutjes dhe i pendimit, muaji i bujarisë, i sakrificës dhe i solidaritetit. Ai është muaji i dashurisë së zemrave dhe i përafrimit të myslimanëve, që siguron shpëtim dhe lumturi në botën e pasosur. Në të shpirtrat gjejnë prehje, zemrat gëzohen, gjokset hapen dhe veprat e drejta dhe të mira shtohen, duke u larguar nga ligësia dhe e keqja. Dhe nëse shpirtrat nuk pendohen dhe nuk kërkojnë falje te Zoti për mëkatet gjatë këtij sezoni të shenjtë dhe të bekuar, atëherë kur do të pendohen? Prandaj, ardhja e Ramazanit është një mundësi e dhuruar për të fisnikëruar shpirtrat, për të pastruar zemrat dhe për të bashkuar besimtarët për t’iu bindur Zotit të Lartësuar. Gjatë Ramazanit kalitet shpirti dhe trupi prandaj ai konsiderohet një shkollë hyjnore ku individi dhe shoqëria pajisen me mësimet e tij të vlefshme sikurse janë: bindja, vullneti, këmbëngulja, qëllimi fisnik, pastrimi i vetes dhe sinqeriteti. Agjërimi mënjanon brengat e zemrës dhe ndikon në shpirtin dhe psikikën e njeriut”. Dr. Zekerija Bajrami përmendi gjithashtu, se duhet ti japim hapësirë shumë shkollimit. Ti japim edhe ma shumë hapësirë edhe femrës shqiptare. Xhamitë nuk duhet të jenë vetëm si faltore, por edhe takime për të mirën e gjuhës e kombit. Si gjithmonë xhamitë e kanë luajtur edhe këtë rol. Ligjërata ishte një orë e 15 minuta dhe të gjithë e mirëpritën me interesim të madh. Nuk munguan që herë pas here, që të përmend, se kjo natë do të jetë e veçantë e paharruar, kur po sheh këtë numër të madh personalitetesh dhe numër kaq të madh të rinjësh. Krejt në fund iu nda edhe një mirënjoje hoxhës nga kryetari i xhamisë, z.Fadil Asni i cili me shumë fjalë të bukura tha: “ E di se keni plot mirënjohje, por të jetë në raftet tua me plot mirënjohje e diploma edhe kjo e jona, që të kujtosh se ishe në mesin tonë. Të duam dhe do të duam. Shëndet e mos na harro edhe herave të tjera. Dr. Zekerija Bajrami, Dr. Zekerija pos punës ligjeruese-predikuese nuk e harroi as penën. Është autor i disa librave si: “Agjërimi pse dhe si”, etj si dhe përktheu librat: “Le ta dijë rinia”, “Fjala e bukur”, etj. Pasi përundoi ligjërata filloi edhe falja e namazit të teravive. Krejt në fund, pas një nate të gjatë dhe me plot mirësi u përshëndetëm me kryesinë e xhamisë dhe anëtarët e saj me dëshirë që të takohemi edhe herave të tjera. Rrjeti i miqësisë, së bashku me z.Destani dhe me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z.Rexhep Demiri vazhduan bashkëbisedimin në një lokal me pronarë shqiptarë në Luzern deri në orët e vonshme edhe me afarist të Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore që diskutuan dhe u sygjeruan për format nga më të ndryshme për në të mirën e shoqëris dhe në veçanti në Zvicër. Ndeja ishte shumë miqësore dhe që të gjithë elaboruan para z.Destani projekte konkrete për të ardhmen. Ku z.Destani u nda shumë i kënaqur dhe tha se “Nuk do ta harroj përbesë kurrë këtë takim. Mos u ndalni, vazhdoni. Duhet filluar çdo projekt me njerëz të besueshëm, që e duan punën dhe nuk dorëzohen pavarësisht sfidave. Do të takohemi përsëri dhe dua që herën tjetër kur të shihemi të shoh edhe më shumë afaristë. Bashkë, mos harroni, bashkë dhe vetëm bashkë duke e respektuar njëri tjetrin në profesione të caktuara”. Po besoj se kjo fjalë e z.Destani, simbolit të afarizmit është fjala më e mirë e mundshme të përfundoj këtë reportazh të një natë të gjatë, shumë të pasur e të paharruar se: “Besim, punë, duke e respektuar njëri tjetrin e të bashkuar drejt sukseseve të garantuara”. / Dashnim HEBIBI

Related posts

KUR KRITERET JASHTËLETRARE PËRDOREN PËR TË DËMTUAR LETËRSINË DHE KULTURËN!

Gjyla Halili

Rita Ora do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards

admin

Gjykata Ndërkombëtare-Izraelit: Stop ofensivës në Rafah!

Gjyla Halili