AKTUALE

Kuvendi do të mbajë seancë urgjente për autostradën Kërçovë – Ohër

Kuvendi sot me fillim në orën 13:30 do të mbajë seancë urgjente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip  dhe aksin rrugor Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga Qeveria.

Siç informojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Jovan Mitreski, seanca do të mbahet pas kërkesës së grupit të deputetëve nga opozita dhe nga shumica.

“Me kërkesë të grupit të deputetëve dhe të shumicës, ndërsa pas koordinimit të tyre të ndërsjellë, kryetari i Kuvendit, për sot në orën 13:30 ka caktuar seancë urgjente për Propozim të ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga Qeveria”, thuhet në informacionin e Kabinetit të Mitreskit.

Deri në fund të vitit 2026 të shtyhet afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër propozon Qeveria, e cila javën e kaluar në seancë përcaktoi propozimin e dispozitave për shtesat ligjore për të lidhur një aneks të ri, të gjashtë me radhë, të Marrëveshjes së ndërtimit me “Sinohidro” të Kinës.

“Qeveia, në propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e shqyrtoi Informacionin për nevojën e nxjerrjes së Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, për shkak të lidhjes së Aneksit nr. 6 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, aksi Kërçovë – Ohër dhe përcaktoi propozim dispozitat e shtesës. Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë aks rrugorë. Arsyet për shtyrjen e afatit të ndërtimit janë 13 rrëshqitje të reja të tokë të shfaqura në trasë, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij aksi”, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë në një deklaratë pas seancës.

Autostrada Kërçovë-Ohër e Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Ndërtimi i autostradës me gjatësi totale prej 57 kilometra ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro, ndërsa pas disa ankeseve të marrëveshjes dhe zgjatjeve të kushteve, çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes njoftojnë se me vazhdimin e shtesave ligjore të propozuara shtyhet afati për ndërtim, ndërsa burimet financiare për ndërtim mbeten të pandryshuara, gjegjësisht 598 milion euro.

Related posts

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vite e gjashtë muaj burg

admin

Osmani nga New York-u: Momenti t’i themi, JO Rusisë, PO integrimit në BE

Gjyla Halili

Destani: Ministrat e rinj të BDI-së ia kaluan Kosovës dhe Shqipërisë! Fabrika e veturave elektrike do të ndërtohet në Tetovë

admin