AKTUALE

Bakiu: Platforma e Taravarit dhe VLEN fillon me fitore nga Resnja, Çashka, Dollneni e Manastiri

Banner

Shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për president Arben Taravari, Bashkim Bakiu sot ka marrë pjesë në debatin televiziv të organizuar në TV 21, përballë shefit të shtabit zgjedhor të kandidatit për president nga radhët e BDI-së Bujar Osmani. Bakiu, aspekt të rëndësishëm të platformës e ka theksuar angazhimin e Arben Taravarit dhe VLEN në targetimin e vendeve si Resnja, Çashka, Krusheva, Dollneni e Manastiri të cilat janë të harruar për vite nga Qeveria:

‘Gjatë promovimit të shtabeve zgjedhore gjatë kësaj periudhe ne kemi targetuar disa vende të cilat fatkeqësisht nuk janë vizituar nga Qeveria apo qeveritarët shqiptarë. Këtu duhet të përmendim Resnjën, Çashkën, Krushevën, Dollnenin dhe Manastirin, si dhe disa vende tjera ku realisht jetojnë shqiptarë. Gjatë kësaj periudhe kishim komunikime të ndërsjellta për hapjen e shtabeve, ia nisëm si hapje të shtabeve, por u hapja e tyre morri karakterin e tubimeve. Ne i shmangemi tubimeve gjatë kësaj periudhe, sepse nuk është e arsyeshme të mbarten njerëzit nga qyteti në qytet siç ndodhi në Gostivar para disa ditëve’ – u shpreh Bakiu.

Banner

Related posts

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili uroi medresentët me rastin e vitit të ri shkollorë

Gjyla Halili

Osmani: Ja pse oferta jonë është bindëse

Gjyla Halili

Iseni: Nuk kam dosje kriminale, nuk i kam shërbyer asnjëherë Mijallkovit, ju që heshtët për rastet e montuara

Gjyla Halili