AKTUALE

Partitë politike të mërkurën do ta nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike

Partitë politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhje, të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratë për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

Nënshkrimi i Deklaratës është ngjarje tradicionale, që e organizon Instituti Ohër nga viti 2014 dhe mbahet para të gjitha zgjedhjeve. Deklaratën do ta nënshkruajnë kryetarët dhe të rinjtë e partive politike.

“Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të transmetojë mesazh të qasrtë deri te gjithë opinioni vendas se politikanët e rinj si bartës të ardhshëm të vendimeve, kanë vullnet të fuqishëm dhe vendosmëri që të jenë liderë të ardhshëm dhe të krijojnë kulturë politike ndryshe, duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë”, theksojnë organizatorët.

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

BDI rithekson përkushtimin e saj ndaj paqes, sigurisë kolektive dhe partneritetit të pathyeshëm me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian

Gjyla Halili

Shkëlqim Hajdari në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë: Krenar për rrënjët tona

Gjyla Halili