AKTUALE

GOSTIVARI, LEZHA E DYTË E KOMBIT SHQIPTAR


Bashkimi modern i popullit shqiptar në Maqedoninë
e Veriut, në frymë pro euroatlantike e anti ruse,
në llupën e gjigantit skenderbegian, ALI AHMETI!

Marrveshja AHMETI – SELA, GOSTIVARIN e
shëndrron në LEZHË të dytë të Kombit tonë!

Atëherë nën udhëheqjen e Skenderbeut, Kuvendi i Lezhës ishte kundër Turqisë e pro Europës, kurse në Gostivar nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, është kundër Rusisë pro Europës!

Dikur, Jo Perandorisë Osmane dhe Po Europës!

Sot, Jo Federatës Ruse dhe Po Europës!

Pas Lezhës, vjen Gostivari, njëra kundër Turqisë, tjetra kundër Rusisë, në të dy rastet fitimtar populli, Atdheu e Kombi shqiptar!

Në kuvendin e LEZHËS  kishte vetëm flamur kombëtar, në  kuvendin e GOSTIVARIT edhe flamuri kombëtar, edhe flamuri Amerikës, aleatit më të madh të popullit shqiptar!

Në Epokën e Skenderbeut LEZHA ishte djepi i bashkimit dhe unitetit, që i shpallte luftë perandorisë më të madhe të globit, asaj Osmane,  kurse në Epokën e Ali Ahmetit është  GOSTIVARI, është finalja historike dhe paralajmërimi i madh dhe i vendosur, se me popullin shqiptar në Maqedoni të Veriut nuk ka lojë, jo vetëm është bërë zot i fateve të veta, por i ka shpallur hapur,kundërshtimin e Tij, Federatës Ruse!

Vetëm Ali Ahmeti din dhe mundet të kapë, të lidhë, dhe t’i mbajë fort pranë njëra tjetrës diagonale të tilla!

Kështu dijnë, bëjnë dhe mundin, vetëm vëllezërit e denjë dhe pasardhësit besnik të platformës euroatlantike të Skenderbeut e të rilindasve të mëdhenj!

Ali Ahmeti është Skenderbeu modern i popullit shqiptar!
Ali Ahmeti është Rilindasi i fundit i popullit shqiptar!
Nën dirigjimin e Tij, sukseset dhe të arriturat kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, do të jenë edhe më të mëdha!

Historia dhe akrepat e orës së saj, jehona e kratereve vullkanike shqiptare, e këmbanave dhe alarmit se në Maqedoninë e Veriut, po ndodhë bashkimi më i madh modern kombëtar, politiko-partiak e njerëzor, e tejkalojnë skemën e kalkulimeve klasike, sepse Arkitekti i këtij bashkimi të pashembullt, të paparë, e të padëgjuar ndonjëherë, Ai për të cilin do të vazhdojë të shkruaj edhe më tej e më shumë historia moderne shqiptare dhe botërore, do të dijë ta drejtojë në fitore të reja e të sigurta, popullin, Atdheun dhe Kombin tonë dhe bashkë e brenda këtij harku, me shtetin e Maqedonisë së Veriut, do të jetë shembull me të cilin mburrja dhe suksest, do të shkojnë kreshendo dhe do të jetë, edhe më tej model për të tjerët për te ndjekur rrugën e sukseseve, por i paarritshëm, i pakapshëm, unik dhe ekzemplar, i cili rrallë vjen në jetë dhe të duket sikur kurr se ke takuar dhe as nuk e parë, por jeton në epokën e Tij, dhe rritesh e burrnohesh nën flamurin të cilin e mba fort në duart e çelikta të Tij, titani shqiptar Ali Ahmeti!

Liderët dhe partitë politike, shoqatat dhe grupet, shqiptare, turke, rome, boshnjake etj., duhet të jenë të lumtura, sepse ato te Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, e kanë mbrojtësin më të madh të interesave të popujve dhe komuniteteve e pakicave që përfaqësojnë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 31 Mars 2024!

Related posts

Tetova, Gostivari, Zhelina dhe komunat tjera të Pollogut dështojnë në luftën kundër ndotjes së ambientit

Gjyla Halili

2 milionë euro për kositjen e barit. Ejup Rustemi ia jep kompanisë me dy punëtor. Qytetari ankohet

admin

Sulejmani konfirmohet si bartës liste në njësinë 5 nga VLEN

Gjyla Halili