AKTUALE

Blerim Bexheti i prin Listës së BDI-së në Njësinë e parë zgjedhore



Bashkimi Demokratik për Integrim, po i bën gati listat e kandidatëve sipas njësive, bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore, do të jetë Blerim Bexheti.

Bashkimi Demokratik për Integrim bashkë me “Frontin Europian” po futen në këto zgjedhje me qellimin kapital: Ndaljen e ndikimit rus dhe vazhdimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Europian, ka shmruar Bexheti.

Postimi i plotë:

Falënderoj kryetarin, z.Ali Ahmeti dhe Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim për besimin e dhënë që të jem bartës i listës fituese në njësinë e parë zgjedhore.

Në këtë listë cilësore, me kandidatë të dëshmuar, si në politikë ashtu edhe në profesion, unë do të jem bartës i listës së parë zgjedhore, duke dhënë mbështetje maksimale të parezervë për bashkëkandidatët.

Bashkimi Demokratik për Integrim bashkë me “Frontin Europian” po futen në këto zgjedhje me qellimin kapital: Ndaljen e ndikimit rus dhe vazhdimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Europian.

Na priftë e mbara!

Banner

Related posts

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Gjyla Halili

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Gjyla Halili

Mbi 50 simpatizues braktisin VLEN-in i bashkohen BDI-së

Gjyla Halili