AKTUALE

VMRO akuzon pushtetin për furnizimin e librave digjital pa publikuar programet mësimore

Banner

VMRO-DPMNE-ja akuzon pushtetin për furnizimin e librave digjital pa publikuar programet mësimore. Sipas opozitës për 5 vite të plota BDI-ja dhe LSDM-ja nuk po arrijnë të sigurojnë libra, ndërsa pasi i ndryshuan programet mësimore për gjuhët e huaja për arsimin fillor e anuluan furnizimin e fundit me arsyetimin se nuk janë paraparë fonde për këtë qëllim, ndërsa furnizimi ishte shpallur që në maj të vitit të kaluar. Sipas VMRO-së tani parashikohen furnizime të reja për libra digjitalë edhe pse më herët u bë furnizim prej 500 mijë eurosh për qëllim të ngjashëm, ndërsa librat digjitalë askush nuk i përdori. Opozita maqedonase thotë se pushteti tenton që kompanisë së njëjtë t’i ndajë 800 mijë euro sërish për libra digjitalë.

“Duke e ditur se shumë shpejtë do të jenë opozitë, BDI dhe LSD vendosin të bëjnë edhe një furnizim publik, sërish për libra digjitalë, por kësaj radhë për libra joekzistues. Edhe pse programet mësimore për klasën e 7,8 dhe 9 nuk janë bërë publike, edhe pse libra për këta nxënës nuk janë bërë, megjithatë kjo nuk i pengon të parashikojnë shuma milionëshe për versione digjitale të librave joekzistues. E gjithë kjo është paraparë në furnizimin publik jo për një, por për tre vitet e ardhshme. MASH duhet të përgjigjet nëse edhe këtë tender parashikojnë t’ia ndajnë kompanisë së njëjtë”, tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Banner

Related posts

Mickoski: Ende nuk kam ftesë për takim liderësh

admin

Aliu: Taravari i paparashikueshëm, nuk bie në “kanal”

Gjyla Halili

BDI: Integrimi në BE u shpall si prioritet numër një, ndërsa ky proces tani është plotësisht i bllokuar

Gjyla Halili