AKTUALE

Ulet numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i nxënësve në shkollat fillore për 1.6 për qind dhe 2.8 për qind te shkollat e mesme, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

“Në fillim të vitit shkollor 2023/2024, numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 182 124, që paraqet zvogëlim të numrit për 1.6 % krahasuar me vitin paraprak”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar që te shkollat e mesme kemi 67 278 nxënës, apo 2.8 përqind më pak se vitin e kaluar.

Në arsimin e mesëm në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar 7 051 mësimdhënës, ndërsa në arsimin fillor 18 831 mësimdhënës, prej të cilëve me fond të plotë janë 16 214, duke i përfshirë edhe 3 052 me fond të plotë me kontrata.

Enti raportoi që 182 124 nxënës si gjuhë të parë të huaj e kanë gjuhën angleze në arsimin fillor, ndërsa gjuha e dytë e huaj te 24 025 nxënës është gjuha frënge, ndërsa 53 530 si gjuhë të dytë të huaj e kanë gjermanishten. Gjuha gjermane gjithashtu është gjuha e dytë më e madhe te gjuhët e huaja në shkollat e mesme.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj:Vijmë për të festuar,fitorja e Forumit Shqiptarë është ekzistenca jonë në Malësi

admin

Arbër Ademi: Kontributi i Ali Ahmetit është thesar kombëtar, dekorimi nga UET nderon gjithë shqiptarët”

Gjyla Halili

Arsovska në vizitë te familja Veseli për festën e Bajramit

Gjyla Halili