AKTUALE

Siljanovska-Davkova promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova sot promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale “Maqedonia sërish krenare”.

Ajo thotë se slogani është për shkak të gjendjes aktuale me demokracinë në Maqedoni por edhe se shteti është shtet i dobët.

“Kur them Maqedonia sërish krenare, mendoj për qytetarët. Arsyeja është kthimi i shpresës, kthimi i besimit në demokraci, kombi sërish ta dijë se të gjithë në politikë, duke përfshirë edhe të parin e shtetit ose presidenten e shtetit, kanë për obligim që të udhëhiqen nga interesat nacionale ose interesat shtetërore”, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo shtoi se ky slogan nuk është zgjedhur rastësisht dhe se nevojitet të problematizohet marrëdhënia ndaj shteteve të vogla dhe jo rastësisht, siç thotë ajo, vendet e mëdha ndonjëherë sillen ndaj nesh sikurse nuk meritojmë krenari.

Ndryshe, fushata në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do të fillojë 20 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht më 4 prill dhe do të zgjasë deri më 22 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare.

Related posts

Burgim të përjetshëm për vrasësin nga Koçani

Gjyla Halili

Muamed Sejdini ftohet nga Aleksandar Ceferin ne Shtëpinë Evropiane të Futbollit në Nyon të Zvicrës

Gjyla Halili

BLERIM BEXHETI, POLITIKANI ME ZEMËR TË MADHE QË E BËN TË URTIN E POLITIKËS SË DERVENIT ME AFRO 11.000 VOTA

admin