AKTUALE

Ahmeti: Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera

Edhe një parti tjetër turke ju bashkua Frontit Europian. Bëhet fjalë për Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, si nismëtar i Frontit Europian, sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me përfaqësuesit e kësaj partie, Salih Murat dhe Syleyman Baki.

Ahmeti gjatë fjalimit të tijë, tha që Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera.

”Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera sepse në atë luftë kanë marë pjesë edhe njerëz të komunitetit turk edhe të komunitetit romë.

Ky angazhim i joni do të dëshmojë se ne nuk jemi vetëm të fjalëve por edhe të veprimeve. Ky bashkim reth këtij Fronti është afatgjatë që bashkë ta realizojmë qellimin tonë të përbashkët që të gjitha komunitetit ti integrojmë në Bashkimin Europian”, tha Ali Ahmeti .

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Për vizionin tim për Tetovën jam i gatshëm të flas hapur dhe ballë për ballë, jo duke u fshehur pas hijes së kryeministrit

Gjyla Halili

Administrata Publike/ Mickoski: Na duhet një administratë e depolitizuar

Gjyla Halili

Mickoski: Nuk do të lëviz asnjë milimetër nga qëndrimi im për ndryshimet kushtetuese, pa përfshirjen e maqedonasve në Komitetin bullgar për minoritetet

Gjyla Halili