AKTUALE

NDEJE E LIRË E MUFTIUT DHE DISA TEOLOGËVE TË GOSTIVARIT ME REISUL ULEMANË

Banner



Sonte, pas mbarimit të namazit të teravisë, në një ambient mjaft miqësor, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral i BFI, H. Irsal ef. Jakupi, qëndruan në një ndeje të lirë me Muftiun e BFI – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli dhe personalitete të shquara të jetës fetare nga Gostivari, duke filluar nga profesorë universitarë të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, profesorë të Paraleles së Vajzave të Medresesë së Gostivarit,administratën e Muftinisë dhe hoxhallarë të xhamive të ndryshme të rrethit tonë.

Në bisedë ata biseduan për ecurinë e suksesshme të të gjitha institucioneve të BFI e RMV ditëve të fundit dhe aktiviteteve të parapara të muajit të begatë të Ramazanit si dhe për punën e Muftinisë deri tani dhe për projektet që kanë ngelur të kryhen ditëve në vijim. Reis Ulemaja shprehu kënaqësinë e tij për ecurinë e aktivitieteve të Ramazanit 2024, në përputhje me miratimet e bëra nga Rijaseti i BFI të RMV dhe uroi suksese në vazhdimësi për Muftininë dhe gjithë nëpunësit e muftinisë.

Banner

Related posts

LDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që Kurti të raportojë në Kuvend para takimit me Vuçiqin

admin

Janë akredituar 1078 vëzhgues vendorë dhe 770 të huaj për zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili

BDI: VMRO DPMNE është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

admin