AKTUALE

Bislimi e Gorçeviç mohojnë se Mali i Zi ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, raporton raporton Ekonomia Online.

Gjatë një konference për medie para gazetarëve, Bislimi tha se vota ishte e një përfaqësueseje të një partie politike në Mal të Zi dhe jo qëndrim i shtetit të Malit të Zi.

“Nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës por një deputete që përfaqëson një subjekt politik në mbledhjen e komitetit për politikë të jashtme në Këshill e që e përfaqëson një subjekt politik ka shprehur qëndrimin e subjektit politik. Përfaqësimi është i tillë që duhet të reflektoj edhe përbërjen politike të subjekteve nacionale dhe ajo përfaqëson një parti politike e cila shkon kundër qëndrimeve të shtetit të Malit të zi. Kjo nuk është risi, edhe ne kemi parti politike siç është Lista Serbe që shkon kundër qëndrimit të Kosovës. Kjo nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi”, tha Bislimi.

Të njëjtin gjë e tha edhe vet ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

“Kjo nuk të thotë qëndrimin e qeverisë, ajo ka nxjerrë qëndrimin e partisë politike të saj. Mali i Zi do të tregoj përkrahjen e tij në maj për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, u shpreh ajo.

Related posts

Dalja deri në orën 13 në Strugë është 16 për qind, në Vevçan 33 për qind

Gjyla Halili

THEMELOHET DEGA MË E RE E VATRËS “VATRA NORTH JERSEY”

Gjyla Halili

TALAT XHAFERI KRYEMINISTRI I PARË SHQIPTAR I MAQEDONISË SË VERIUT NË TROPOJË PUTH FLAMURIN KOMBËTAR DHE TË USHTRISË!

Gjyla Halili