AKTUALE

Gjendja e rrugëve

Banner

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore R1101 seksioni Prilep – Manastir për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin “Rehabilitimi i trupit të rrugës afër urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903, pjesa Prilep – Manastir”, dhe nga data 27.03.2024 do të ketë mbyllje të plotë të seksionit.

Më 26.03.2024, nga ora 14:15, është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit rrugor në seksionin e autostradës 300m pas mbikalimit “Maxhari” deri te kryqëzimi “Belvi” gjatë riparimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A1. /A2 seksioni Shkup-Kumanovë (korsia e rrugës së djathtë) ku me sinjalistikë vertikale të komunikacionit në gjatësi prej 200 m, komunikacioni kanalizohet dhe ngadalësohet nga korsia e majtë (për parakalim) deri te korsia e mesme (për drejtim) më pas për një gjatësi prej 1500 m i gjithë komunikacioni do të zhvillohet në shiritin e komunikacionit për parakalim (në të majtë), kurse shiriti i mesëm dhe i ndalimit emergjent do të mbyllen për qarkullim.

LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nesër viziton Likovën

Gjyla Halili

Franca mund të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç – çfarë dihet deri më tani

Gjyla Halili

Besa Kadriu me akuza të rënda për Lëvizjen Besa/ “Jam larguar, nuk i bëj “amin” qëndrimet e Mickoskit

Gjyla Halili